Merkaton e verës emri i tij kishte përfunduar në qëndër të vëmëndjes për faktin se kërkohej nga Verona dhe Kievo në Serinë A, por dhe për ofertat e shumta që lojtarit i kanë mbërritur nga Bundesliga gjermane. Këtë janar duket se Loret Sadiku do t’i thotë lamtumirë Helsingborgut, për ta vazhduar karrierën në një klub më të madh.
“Të gjithë e dinë atë që dua, e kam thënë edhe më pare, kështu që jam i qetë. Unë po e shijoj eksperiencën te Helsingborg, ku jam afër miqve të mi. Unë e di se, nëse vazhdoj të luaj mirë, do të rritem akoma më shumë dhe do t’i kem mundësitë e mia për një eksperiencë të re dhe të rëndësishme”, ka përfunduar Loret Sadiku, që në vitin 2014 pritet të bëj edhe debutimin me Shqipërinë e De Biazit pas refuzimit që lojtari i bëri Suedisë, duke zgjedhur rrugën e zemrës.
Çfar ndjenje èshtè kur lojtari thot PO pèr kombètaren…!