Lorik Cana në “Top-5″ e mbrojtësve më të mirë e Seria A

9 Janar 2014, 14:22Sport TEMA

Lorik Cana është në listën e “Top-5″ mbrojtësve më të mirë në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga uebfaqja “calciomercato.it”, e cila në një shkrim kushtuar mbrojtësve që kanë rikuperuar më shumë topa në dyluftime me kundërshtarët e vendos kapitenin kuqezi në vendin e katërt, duke nënvizuar edhe një detaj mjaft domethënës: Cana është mbrojtësi më i mirë në këtë listë për sa u përket skuadrave të ashtuquajtura “big”. Duhet thënë se deri në javën e shkuar Loriku ishte në podiumin e kësaj liste, pra në vend të tretë. Por mjaftoi një ndeshje, ajo ndaj Interit, ku trajneri Edi Reja e la në stol, që mbrojtësi të humbiste terren. Gjithsesi, kapiteni i Kombëtares shqiptare mbetet në listën e më të mirëve, duke treguar se të paktën deri tani ka bërë një sezon relativisht pozitiv.

Në vend të parë për momentin është mbrojtësi i Parmës, Alesandro Lukareli, i cili në 16 ndeshje të luajtura ka rikuperuar pa faulle plot 388 topa ndaj lojtarëve kundërshtarë. Pas tij vjen Davide Astori i Kaljarit, me 361 topa të fituar në 15 ndeshje të luajtura. Në vend të tretë është Danilo i Udinezes (358 topa të rikuperuar në 17 ndeshje), i cili i ka marrë pikërisht vendin Canës, pas javës së 18-të që luajti para katër ditësh. Loriku renditet në vend të 4-t me 344 topa të fituar në 16 ndeshje. Pas tij vjen Emerson i Livornos dhe Mehdi Benatia i Romës. Në vendin e shtatë është Kristian Zapata i Milanit, ndërsa mbyllin 10- shen më të mirë Federiko Çekerini (Livorno), Stefan Saviç (Fiorentina) dhe në fund një tjetër shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili luan për Sampdorian, raporton “Panorama Sport”. Ky i fundit ka luajtur më pak se të gjithë të tjerët, por, gjithsesi, gjendet në “Top-10″. Kujtojmë që Mustafi ka pasaportë gjermane dhe ka luajtur për Shpresat e këtij vendi.

5 komente në “Lorik Cana në “Top-5″ e mbrojtësve më të mirë e Seria A”

  1. tani says:

    Po cfare thoni mo aman .

  2. futja pordhe,o homogjen.! says:

    i mire asht,po ba ”shkrrap”,huq me vesh.!

  3. Berti ny says:

    I pesti nga fundi ndoshta por nga me te miret nuk me mbushet mendja,ne ndeshjet e lacios qe kemi pare Cana vetem gabime ka bere e lacio ka ngrene gola nga gabimet e lorikut.

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    E megjthate une e vleresoj kete luftetar qe luan pertej fuqive te tij si dikur i jati “FLORIRI i VOGEL i MADH ” ,AGIM CANA me F.K.PRISHTINEN ne vitet ’80.

  5. bledi says:

    http://www.calciomercato.it/news/255124/FOTO—Serie-A-classifica-palloni-recuperati-Roma-e-Milan-verso-il-podio.html

    Ne vend te shtate thote. Cana mbetet nder lojtaret me te mire shqiptare,jeni ca tifoza leshi ju,,,ben lojtari 2 gabime i viheni sikur ka gjithe jeten qe sdi te luaje. Pa Canen kombetarja jone do ishte shkepur ne gola!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje