Adnan Januzaj mbetet tema kryesore si në Kosovë, edhe në Shqipëri, por referuar një interviste të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhënë të përditshmes kosovare “Arena”, afrimi i talentit të Mançester Junajtid është ende i largët. Kreu i FSHF-së ka bërë të ditur se nuk janë bërë ende hapa konkretë me familjen e Januzajt dhe gjithçka duket tejet e vështirë. Por, nga ana tjetër, Duka duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë. Sakaq, ai ka folur edhe për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, si dhe implikimin ose jo të lojtarëve kosovarë edhe në të ardhmen në Kombëtaren e Shqipërisë.
Sërish në zgjedhjen e laureatëve të FFK-së, si kaluat?
Shumë mirë. Gjithmonë është mirë kur vjen ta shpërblesh kontributin e atyre që kanë luajtur ose ndihmuar gjatë vitit të kaluar.
FFK është në pritje të lajmit nga FIFA për lejimin e miqësoreve, si e komentoni këtë?
Besoj se është bërë goxha progres deri më tani. Fakti është që brenda dy ditëve presim të kemi konfirmim për ndeshje miqësore. Këto janë hapa drejt anëtarësimit në FIFA.
Do luhet këtë vit miqësorja Kosovë-Shqipëri, me leje të FIFA-s?
Kosovë-Shqipëri është luajtur në vitin 2002 dhe herë tjera kemi luajtur me dhe pa leje. Me leje të FIFA-s e mira është që përfaqësuesja e Kosovës të luajë me Kombëtare të tjera që e ndihmojnë certifikimin e saj, sepse mbështetja e Shqipërisë është detyrë dhe jo dëshirë.
Kohëve të fundit në Shqipëri është folur për çështjen e stadiumit. Ku do t’i luajë ndeshjet kualifikuese për “EURO 2016″ Shqipëria?
Besoj se do të fillojmë projektin e stadiumit të ri. Besoj se në eliminatoret 2016 do të luajmë në Elbasan ose në Shkodër, por me shumë mundësi në Elbasan.
A kemi të reja për afrimin e Adnan Januzajt në Kombëtare?
Adnan Januzaj është super, super talent. Kush nuk e do dhe kush nuk e dëshiron. Por nuk është kollaj “vjedhja” e tij. Të gjithë kanë dëshirë që ai të vijë te ne.
A është bërë ndonjë hap për Adnanin?
Është e vështirë. Përveç një bisede të një zyrtari të federatës me të atin e tij, nuk ka asnjë hap pozitiv.
Nuk ju ka thënë asgjë?
Jo, jo asgjë.
Është folur se nuk do të përqendroheni më te kosovarët, është e vërtetë?
Në Kombëtaren shqiptare të futbollit luajnë të gjithë shqiptarët. Të gjithë ata janë shqiptarë, pa marrë parasysh nga vijnë dhe në këtë mes as Federata Shqiptare e Futbollit nuk bën diferencime.
JANUZAJN e kam pare vetem nje ndeshje ,aty ku M.UNITED humbi ,nuk e di se me cilin humbi se M.U.ka 3 ndeshje qe humbet ,por JANUZAJ eshte talent dhe ka pjekuri teknike dhe taktike te parakoheshme per moshen e tij .
Krimi me i madh ne Bote eshte te vrasish nenen,refuzimi apo vrasja e ketij djaloshi qe i ben memedheut ne fakt don te thote vetevrasje per vete ate,kariera e tij ka perfunduar,eshte mallkuar nga nena,mbajeni mend o shqiptare.
Ik o plehre e lere futbollin shqipetar te lulezoje perseri. se plehra si ti edhe ata vasalet e tu ne FSHF po e vrisni edhe ate pak futboll qe i ka ngelur shqiperise. Shqiperia nuk ka nevoje pe rfunderina si ti, por per djem te rinj si JANUZAJ me shoke qe tja ngrene zerin lart e me lart Shqiprise Nene.