Edhe Roma në gjurmët e Valmir Berishës. I konsideruar si Ibrahimoviçi i ri, 17-vjecari me origjinë shqiptare po tërheq gjithë e më shuëm vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane. I shpallur golashënuesi më i mirë i botërorit të 17-vjecarëve, Berisha është ndjekur edhe nga Liverpool dhe Milan, por talenti shqiptar i cili është pjesë e Halmshtad në kampionatin suedez ende nuk ka vendosur se ku do ta vijojë karrierën e tij, raporton “Sport News”. Kartoni i djaloshit që mund të luajë edhe me kombëtaren shqiptare vlerësohet për momentin 300 mijë euro, shumë që verdhekuqtë nuk do ta kishin aspak problem për ta paguar, duke para prespektivën e këtij futbollisti. Projekti i Romës është afatgjatë, ndaj po synohen lojtarë të rinj që kushtojnë pak, por klubi kryeqytetas duhet të ketë kujdes që të mbajë edhe yjet e skuadrës.
Objektivi i momentin mbetet rinovimi deri në vitin 2019 i Mirealem Pjaniç me një pagë 3 milionë euro në sezon dhe klazuolë 30 milionë euro. Mesfushori boshnjak sikurse Pogba, synohet nga Paris Saint Germain dhe kur në lojë janë paratë e sheikëve arabë, shqetësimi mbetet real.
Organika e tejfryrë i detyron drejtuesin verdhekuq të largojnë disa lojtarë, ndër të cilët Markinjo dhe Bradly. I pari pritet të kalojë te Genoa, ndërsa mesfushori amerikan mund të rikthehet në Major League soccer te Toronto për 8 milionë euro.
Ka ndonje sinjal qe e kane kontaktuar kta te kombetares tone,,apo kta trapat presin derisa te lidhe kontrate me ndonje ekip me fame.
Nuk quhet me zbulim talentesh pasi te luajn me Manchesterin ose Romen,o te deshtuar !!!!!