Maxarri ankohet sërish ndaj gjyqtarëve, por thotë se është hera e fundit

10 Janar 2014, 14:50Sport TEMA

Trajneri i Interit, Valter Maxarri, vazhdon të ankohet për vendimet e gjyqtarëve, pas dështimeve të skuadrës së tij.

Interi mbrëmë u eliminua nga Udineze falë golit të vetëm të ndeshjes të shënuar nga Maicosuel në pjesën e parë, por Maxarri nuk ka harruar të përmendë një penallti të mohuar sipas tij, ndaj Diego Militos, duke thënë se çështja e vendimeve të gjyqtarëve kundër Interit “po bëhet një gallatë”.

“Pjesa e dytë ishte një monolog i Interit. Ne jemi në një punë në progres dhe unë duhet t’i vlerësoj disa gjëra, ndaj kisha nevojë për këtë ndeshje për të eksperimentuar.

Ne ishim ca të tronditur në pjesën e parë dhe vuajtëm nga presioni i Udinezes. Rezultati është i vrazhdë për ne, por këto gjëra mund të ndodhin në futboll”, ka thënë Maxarri.

“Çështja e vendimeve të gjyqtarëve po bëhet gallatë tani. Ju e patë incidentin dhe askush nuk mund të thotë se ‘Maxarri ankohet për gjyqtarët’. Unë nuk dua të flas më për ta tashmë deri në fund të sezonit”, ka shtuar ish-trajneri i Napolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje