Altruisti Riberi: Lionel Mesi është më i miri në botë

11 Janar 2014, 15:05Sport TEMA

Ylli i Bajern Mynih, Frenk Riberi, beson se ai do ta fitojë Topin e Artë o tani, o kurrë, por shton se Lionel Mesi për të është lojtari më i mirë në planet, pavarësisht kush e merr trofeun.

Këto pohime francezi i bëri dy ditë para ndarjes së çmimit të madh në Zyrih, ku Ronaldo besohet se është favorit. Sidoqoftë, Riberi i ka dhënë përkrahje Mesit, në rast se ai nuk e fiton çmimin.

“Mesi dhe Ronaldo janë dy lojtarë të mëdhenj, të cilët shënojnë shumë gola, por të mos i krahasojmë statistikat tona. Stilet tona të lojës janë të ndryshme.

Unë kam bërë të pamundurën, kam shmangur dëmtimet dhe kam pasur paraqitje të rregullta. Ronaldo shënon shumë gola, por Mesi është lojtari më i mirë në botë, edhe pse ka pasur dëmtime gjatë vitit.

Unë kam besim. Unë mund ta fitoj Topin e Artë. O tani, o kurrë. Jam 30 vjeç. Nëse e fitoj, do t’ia dedikoj babait dhe bashkëshortes time”, ka deklaruar Riberi për L’Equipe.

3 komente në “Altruisti Riberi: Lionel Mesi është më i miri në botë”

  1. MUSA SHEGA says:

    Po zotri roberi ju meritoni topin e. Arte kurese. Messi Renaldo jane te shkelqyshem po. Messi eshte me lojtar kolektiv kjo eshte diferenca. Messi Ronaldo kurese. Ekipi i. Rrealit Madrit ka 12 vite qe ka lojtart me te mire te. Botes ku kane goditur traversat dhe shtyllat e portave kundershtare dhe vetem me porte ose me portier topat perfunojne jashte portes kundershtare. Rreali ka 12 vite qe 65/100 te rasteve pere gola te sigurt i humbet kjo eshte fatkeqesi se do ishte ekipi super klub ne bote faleminderit po. Messi eshte. Me i mire se. Maradona dhe pele

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Natyrisht MESSIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII

  3. kosovari X says:

    Siurisht Mesi,nè çdo pikèpamje…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje