Valmir Berisha i "shkel syrin" Romës

11 Janar 2014, 15:14Sport TEMA

Valmir Berisha i jep një sinjal dashurie Romës. Sulmeusi 17-vjecar i Halmshtad, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit botëror të 17-vjecarëve, mund të zbarkojë që në janar në kryeqytetin italian, nëse verdhekuqtë i bëjnë ofertën e duhur financiare. Emri i djaloshi me origjinë shqiptare është lakuar shumë në median sportive që ka zbuluar disa nga emrat e skuadra të mëdha europiane që kërkojnë shërbimet e tij, por ai nuk dëshiron të nxitohet, për të marrë vendimin e duhur për karrierën e tij. I Konsideruar Ibrahimoviçi i ri, Valmir Berisha, tha për mediat suedeze që është në dijeni të interesimit të Romës, por mund t’i thotë po ofertës së verdhekuqve vetëm për një kontratë të mirë financiare, raporton “Sport News”. Në Serina A janë të shumtë ekipet që e duan talentin e Suedisë.

Atalanta, Juventus dhe Milan, sikurse Roma, po studiojnë mundësitë për ta bërë të tyrin, ndërsa në Angli interes ka shafqur edhe Liverpuli. Nëse nuk e bën hapin e madh në karrierë që në janar, verën e ardhshme me siguri Valmir Berishën do ta shohim në një nga kampionatet më të forta në Europë.

4 komente në “Valmir Berisha i “shkel syrin” Romës”

  1. Po mire ky çuni i ri,po kombetaren e ka zgjedhur,se duket patriot me sa e shoh nga duart

  2. niku says:

    keto tipat si puna e ketij, te gjith bejne shqiponjen, por kur vjen puna me e perfaqesuar ate atehere shqiponjen na e kthejne ne sorre. ky ka luajtur me te rijnt e suedise dhe kjo tregon se nuk ja ndjen fare per shqiperine, un them qe duhet bere nje ligj ku te shprehet qarte qe kur nje personi te famshem apo ne dukje per tu bere i famshem ti behet kerkese per te kontribuar dicka per shqiperine dhe kush refuzon ti ndalohet automatikisht hyrja ne shqiperi per 2 vjet pastaj ti behet kerkesa e dyte dhe nese refuzohet perseri tju ndalohet hyrja ne shqiperi perjetesisht, prsh… kur refuzon me luajt futboll imagjinonjani per lufte. pra persona te tille duhet te marrin denim kapital. eshte kollaj te hapesh bythsh me shqiponjen por duhet te punosh dhe luftosh per te qe ta kesh.

    1. Shkodrani3 says:

      Cfare eshte me keta berishet?Si ne politike ashtu edhe ne sport vetem te paret.Ky eshte kusheri i demokratit dhe ish Kryeministrit historik Dr.Sali Berishes.Ju lumte berishajve.Edhe portjeri i kombetares eshte Berishe.Lum kombi qe ka kesi intelektual,strateg dhe yje futbolli.

  3. Elton says:

    Dhe ne lum qe te Kemi Ty o shkodran

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje