Kosovës i lejohen miqësoret, por pa simbole shtetërore

13 Janar 2014, 14:22Sport TEMA
Kosovës i lejohen miqësoret, por pa simbole shtetërore

Dokumenti i FIFA

FIFA ka marrë vendimin për të lejuar përfaqësuesen e Kosovës për të zhvilluar miqësore ndërkombëtare, transmeton sportivja franceze L’Equipe, teksa mungon konfirmimi zyrtar nga FIFA.

Është L’Equipe që raporton se FIFA ka marrë vendimin për të thyer izolimin e Kosovës në futbollin ndërkombëtar.

Komisioni i FIFA-s, gjithnjë sipas sportives franeze, ka aprovuar kërkesën e FFK-së, pas dy takimeve të krerëve të futbollit kosovar dhe të Federatës Serbe me presidentin e FIFA-s, Sep Blater.

Si do që të jetë, Kosova nuk do të ketë të drejtën për të përdorur simbolet shtetërore e as të këndojë himnin shtetëror para ndeshjeve, teksa e ka të ndaluar po ashtu për një afat të pacaktuar zhvillimin e ndeshjeve me kombëtaret e ish-Jugosllavisë, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, thotë se nuk është në dijeni për një vendim të tillë. Ai ka thënë për Klan Kosova se pritet që FIFA me një komunikatë zyrtare gjatë ditës të sqarojë vendimin e marrë.

Një gjë është e sigurtë, për futbollin e Kosovës ka filluar të dalë drita në fund të tunelit.

5 komente në “Kosovës i lejohen miqësoret, por pa simbole shtetërore”

  1. po pa sim bole,ke do perfaqesojne ; …hajde te futur hajde

  2. z says:

    po po .kjo eshte ”fusnota e famshme”e Hashim Thaqit.sa edhe sa marifete te tjera do te dalin sheshit.

  3. Pensionisti says:

    Ky eshte nje absurditet politik i FIFA-s.Si mundet te luaje nje skuader futbolli si nje perfaqesuese kombetare pa simbolet kombetare e sntetrore te shtetit qe perfaqeson?Te diskutohet hapur me FIFA-n e te mos pranohet ne asnje menyre nje perfaqesim i tille diskriminues e poshterues.

  4. Nori says:

    Po edhe Gjilbratari ne fillim ka lujt po pastaj hyri ne drejta te plota kshtu qe mire eshte shumeeeeeeeeeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje