Milani ka konfirmuar se ka shkarkuar trajnerin Masimiliano Alegri, pas një gjysmë sezoni zhgënjyes për kuqezinjtë.
Që shkarkimi i tij ishte i pashmangshëm u mësua qysh mbrëmë, kur Milani u mposht 4-3 nga Sasuolo për të mbetur në vendin e 11-të të tabelës me 22 pikë. Kjo nxiti edhe vetë Barbara Berluskonin të paralajmërojë ndryshime “emergjente” në klub, që tani janë konfirmuar edhe zyrtarisht.
“Milani bën të ditur se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit të ekipit të parë Masimiliano Alegrin dhe stafin e tij, me efekt të menjëhershëm.
Milani dëshiron të falënderojë Z. Alegri dhe stafin e tij për punën e bërë dhe u uron atyre sukses në aspektin profesional.
Ekipi përkohësisht është lënë në drejtim të Mauro Tasoti”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi italian.
Alegri e mori nën drejtim skuadrën nga Milano në qershor të vitit 2010 dhe arriti të fitojë titullin në sezonin e tij të parë, para se të përfundojë i dyti në sezonin 2011/12 dhe i treti sezonin e kaluar.
Fajet e politikes se gabuar ne aspektin financiar te ndjekur nga presidenca e klubit e vuan trajneri. Me kete perberje, me keto shitje-blerje qe vazhdojne prej pothuaj tre vjet, duhet thene se Alegri eshte trajneri me i mire ne historine e klubit te Milanit.
krejtesisht dakord. politika e shitblerjeve e katandis milanin me nje dyshe qendrore qesharake Bonera – Zapata, kur ne kujtojme se kjo ka qene pika super e forte e kuqezinjve ne vite, dikur me Barezi – Kostakurta apo se fundmi me Nesta – Tiago Silva. Traineri iken ne te tilla raste gjithmone por ne fakt Alegri ka bere pune pozitive ne klub.
Futbolli ne Itali eshte pjerdhur me kohe.
Duke gjykuar mbi ndeshjet e fundit,me Sasuolo,trajneri Alegri tregoj se nuk mund te ngjitej me lart se nje amator.
Rezultati 2-0 per Milanin ishte tregues i veprimeve rezultative te repartit te sulmit,por shume shpejt ky rezultat u permbys ne 2-4,duke perfunduar ne 4-3 per Sasuolo.
Cuditerisht Alegri,nuk dallon se difektet serioze i ka ne mbrojtje dhe me portierin,perseri nderimet i ben ne reparte te tjera ,mesfushe -sulm !!!!
Milani ka lojtar te dobet,por veprimet e Alegrit,nuk justifikojne dobesit e tij.