Cristiano Ronaldo fiton Topin e Artë. Përlotet duke marrë çmimin

13 Janar 2014, 20:04Sport TEMA
Cristiano Ronaldo fiton Topin e Artë. Përlotet duke marrë

Ka pasur shumë spekulime në lidhje me çmimin e Topit të Artë për vitin 2013.

Në fund gjithçka është qartësuar.

Portugezi Cristiano Ronaldo merr Topin e Artë, duke fituar garën ndaj Franck Ribery dhe Lionel Messi.

Ky ka qenë një zhgënjim për Franck Ribery, i cili shpresonte se fitorja e tre titujve me ekipin e Bayern do e ndihmonte për të fituar çmimin prestigjioz.

Ribery ka marrë më pak vota edhe se Messi, që ka fituar katër herë këtë çmim.

Portugezi e merr kështu për herë të dytë këtë çmim.

Për herë të parë ai e fitoi këtë çmim në vitin 2008.

Çmimin e lojtares më të mirë e ka fituar portierja e kombëtares gjermane, Nagine Angerer.

Çmimin Pushkash për golin më të mirë të vitit e ka fituar Zlatan Ibrahimovic.

Një çmim nderi ka shkuar edhe për legjendën e Brazilit, Pele.

Edhe ai u shfaq i përlotur, ndërsa mori çmimin që nuk e mori dot në karrierën e tij për shkak se nuk luajti në Europë.

“Tani falë Zotit mund të kompletoj të gjithë trofetë në shtëpi,” tha ai.

Gjermania Silvia Neid është shpallur trajnerja e vitit, ndërsa ashtu siç pritej Jupp Heynckes është shpallur trajneri më i mirë.

Fifa ka shpallur edhe ekipin më të mirë.

Në portë është Manuel Neuer i Bayern Munich, në mbrojtje Philipp Lahm i Bayern Munich, Sergio Ramos i Real Madrid, Thiago Silva i PSG dhe Dani Alves i Barcelona.

Në mesfushë Andres Iniesta i Barcelonës, Franck Ribery i Bayern Munich dhe sërish Xavi nga Barcelona.

Në sulm janë Cristiano Ronaldo i Real Madrid, Zlatan Ibrahimovic i PSD dhe Lionel Messi i Barcelonës./ep

36 komente në “Cristiano Ronaldo fiton Topin e Artë. Përlotet duke marrë çmimin”

    1. xhixhi says:

      e gjitha nje farse,marketing i sponsoreve ,lojtar i mire por nuk ka fituar asgje per te marre kete trofe.Messi u ndeshkua sepse u demtua dhe Barca nuk arriti te shkoje ne finale CL.
      Trofeu i takonte F.Ribery por fytyra e tij nuk ben per reklama

      1. Argita_B says:

        Ne 2011 çfare fitoi Messi qe ta meritonte! Ishte Reali qe doli kampion ne Spanje dhe Barça pa asnje trofe dhe perseri e mori Messi!

  1. santiago says:

    I TAKONTE ESHTE NR-1

  2. Darsiani says:

    Eshte skandaloze qe Franck Ribéry nuk e fitoi topin e artë. Madje eshte klasifikuar i treti.Tuuurrrpppp. http://darsiani.blogspot.fr/

  3. ronaldo, – brilanti qe meriton shume, merr trofeun me lote ne sy, me te birin ne krah
    http://dielli.al/lajme.php?id=33519&k=71

  4. danilo says:

    E meritonte!Suksese!

  5. Tulipani says:

    Topi i Arte ishte nje shfaqje teatrale.Top te arte per Pele me rastin e ………..cfare????.Ronaldo eshte me lart se Riberi,por Riberi i fitoi te gjitha cfar ishin per tu fituar keshtu qe i takonte atij kete here.Per here topi i arte eshte fituar nga lojtari i ekipit fitues ne cdo aktivitet.Kohet po ndryshojne.

  6. Pelasgian3 says:

    E meriton…Bravo!!!

  7. fieraku4u says:

    I TAKON TOPI ARTE KRISTIANOS…KA LOZUR ME SHUME EDHE KA BERA ME SHUME GOLA, KA DHURUAR EDHE SPEKTAKEL NE FUSHE.

  8. fenomeni says:

    SHYQYR QE E FITOJE KUCKA…

  9. unknown says:

    Oleeeeeeeeeeeeeeeeeee

  10. dritani says:

    Lojtar i shkelqyer por nje cmim idiot per nje loje kolektive. Dhe jo pak por 11 vete. Arsene Wenger ka te drejte.
    Nga ana tjeter i vetmi lojtar-skuader ne bote nuk e ka fituar ket lloj trofeu: Diego Armando Maradona. (!!!!!!)

    1. Tironci Lugano says:

      dritani
      ne kohen kur luante Maradona kete titull e fitoje vetem po te ishe europian.Maradona nuk ishte e skish se si ta fitonte.me vone rregullat ndryshuan,

  11. sami says:

    ”TOPI I ARTE” eshte cmim individual , Rolando e meriton ,jo vetem per sezonin e shkelqyer qe zhvilluar, por eshte futbollist me i kompletuar se dy konkurentet e tjer

  12. paemer says:

    O TOTILA O BENVREKS! MOS KE VRARE VETEN NGA INATI

  13. illegal mind says:

    Kjo eshte vjedhje qe i behet Riberi!! Cmimi nuk eshte per ate qe shenon me shume por ate qe fiton me shume!!

  14. unknown says:

    Riberi eshte lojtar shume I mire, por te jeni pak te sinqerte, qe nuk eshte I kalibrit te Messit dhe Ronaldos. Ketu mbaron kjo histori.

  15. unknown says:

    Ah se harrova, cmimi nuk eshte per ate qe fiton me shume, por eshte per ate se kush eshte lojtar me I mire. Dhe ketu nuk besoj te kete diskutim.

  16. paemer says:

    Zlatan Ibrahimovic i PSD thote artikulli.

  17. Best says:

    Topi i Arte kete vit ishte kot fare
    nuk e meritonte Ronaldo por ia dhane
    E nisi me te qare dhe e mbylli me te qare
    Te pakten kujtojeni per faktin se e fitoi se s’mori asnje titull
    I dyti ne kampionat, 15 pike pas barces, as kembe e arte per golat se ia mori messi, eshte i 3 ne kampionat pas atletikos, kupen e humbi perballe atletikos
    Ka vetem nje merite
    shenoi 3 gola ne play-off per Boterorin
    vallai per kete e meriton topen e arte
    Me vjen keq per Riberi
    por s’ke ci ben, e tha dhe Platinia, gjera te cuditshme qe kur FIFA organizon Topin e Arte
    Te ndryshoje votimi te shtyhet posacerisht per Ronaldon ja per here te pare shihet dhe degjohet
    Thone se nuk ndryshoi rezultati dhe fituesi nga shtyrja, po atehere pse u tha nderroni votat???
    Turp dhe faqe e zeze
    Me e bukura eshte se ia mori vetem me 3 % messit
    Llogariteni vete se ca ka ndodhur
    Riberi u rendit i treti
    27,9 ronaldo, 24,8 Messi, 23,5 Riberi
    Tani duhet ndryshuar
    Duhet bere Topin e Arte e merr ai qe ka pordhe me shume, qe qan me shume, qe ka ego me shume
    hahahahahahahahahahahaah
    Duhet te jete tamom si ky komentuesi siper, ‘paemer’

  18. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “Pa emer ” !
    Shume po me bje ne qafe dhe po vazhdon akoma .
    Une do te kishja nje urim per ty per vitin e ri ,megjithese je mbi 60 vjec :
    Ta dhente zoti ,allahu ,perendia apo ku di une aty ku Ty te DHEMB me shume !
    “BEST ” nuk i shtoj asgje me shume komentit tend !

    1. paemer says:

      O Totila, avash o burr se shaka bejme. Sa shpejt merzitesh dhe ti direkt me mallkime. Po s’beme shaka dhe ktu ku do bejme tjeter.

      1. Tironci Lugano says:

        paemer
        Sa frike qe paske nga mallkimet.

        1. paemer says:

          Jo me se vete e ngacmova i pari ksaj rradhe.

          1. Tironci Lugano says:

            paemer
            Ai te bo ta ngacmosh..tjeter se ne jemi me kulture:))

  19. enea says:

    Bravo dhe zgjedhje e merituar.
    Ronaldo ka qene dhe eshte lojtar me i kompletuar sesa mesi. Topi i arte jepet per arsyen se sa vendimtar eshte nje lojtar per skuadren e tij dhe Ronalde vjet ka qene nje bishe golash. Ai shenon me koke, me goditje denimi, me kembe, gjithcka qe ka nje lojtar i madh.

    Riberi le te fitoje sa te doje, por nivelin e Ronaldos kurre nuk e arrin. Si riberi ka miliona lojtare.

    Mesi??? Blahhhh

  20. Arbeni says:

    Si ne 2010-n kur Snaider fitoi gjithcka ne Evrope dhe arriti ne finalen e Boterorit, por cmimi iu dha Messit qe ne nuk fitoi asgje. Ndersa ne Boteror Argjentina e tij u shkaterua nga Gjermania!

  21. joni says:

    Ky futbollist nuk e meritonte, skuadra e tij nuk ka fituar trofe dhe aq me keq kombetarja portugeze, atehere ku eshte merita e tije?, apo se eshte lojtari me i reklamuar i realit

    per sa i takon lojes , ky trofe i takon riberise pasi ai dhe skuadra e tije kane fituar te gjitha trofet, pra ky lojtar me aftesite profesionale ka dhene nje kontribut te vecant per skuadren.

    Ronaldo e ka bler kete trofe. turp per FIFA i cili po jep shembuj negativ ne futboll.
    Skuadra perbehet nga 11 lojtare dhe kur arihet maksimumi atehere shperblehet me i miri. Kurse reali c’far tofeu evropian ka marre , po Portugalia c,far trofeu boteror apo evropian ka marre.

    1. Argita_B says:

      Kur Messi e mori trofene e topit te arte ne vitin 2010, vit ne te cilin Xavi dhe Iniesta fituan ligen e kampioneve, kampionatin boteror dhe çdo gje tjeter nuk u ngrit njeri e te thoshte se ishte skandal!
      Sot qe po ndodh e njeta gje qe ndodhi me Messin ne vitin 2010 konsiderohet si trofe i “blere” !!
      Per trofeun e topit te arte votojne kapitenet, trajneret, gazetaret e mbi 80 vendeve te ndryshme, si mund ti blesh te gjitha keto vota!!
      Votimi eshte baza e demokracise dhe duhet respektuar vota e dhene, preferenca ka çdo kush prej nesh po kjo sdo te thote se nese nuk respektohen preferencat eshte blere trofeu!

  22. wickedgame says:

    riberi ti e meritoje me 5kupa para bajern

  23. hashimi says:

    Urime dhe me te tjera trofe te takonte ndoshta dhe me para po me mir von se kur po mos harro se duet te marsh sa me shum trofe me djith shoket kuptojet .Ureme

  24. ismeti says:

    se ka meri tuar ky injorant, se ka as nji titull

  25. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “Tironci Lugano” !
    Une nuk ha mut atje ku nuk duhet dhe nuk prek njeri atje ku nuk duhet .
    Sa per shkallen e kultures qe ti me permend ,ti nuk je as Etalon dhe as Barometer qe te matesh temperaturat e nervozitetit .
    Kurre nuk jam marre ne kete blog me familje dhe personalitetin e ndonje tjetri ,pra e thene me mndryshe kurre nuk jam marre me SUBJEKTIN sic edhe do ndonjeri qe te merret ,por un emerrem me OBJEKTIN .
    Thjesht mua Ronalda nuk me pelqen dhe nuk me ngjit ,jo sepse keshtu them une por une nisem nga FAKTET .
    Disa sosh mund ta shajne MESSIN sa here tu doje menderja ,por mua nuk ma ka sjelle zoti MESSIN ne gjiun e familjes qe ta kem djale ,por kjo nga ana tjeter nuk e perjashton tjetren qe per mua ,per MUA ,vetem EKSTRAVADANIT MARADONA ishte si MESSI dhe INTELEKTI ROBI BAGGIO i afrohet atij ,por kurre ndonje lojtar tjeter ne bote qysh se eshte shpikur futbolli nuk i afrohet MESSIT ,Ne radhe te pare nga GJENIALITETI .
    KJo eshte AKSIOME dhe eshte e PANEGOCIUSHME .
    Nuk e shaj RONALDON qe po shenon gola ,bile kenaqem ne luften e PAEPUR MACJA ( MESSI )–MIU (RONALDUA ) ,por qe nuk perfundon si ne filmat MULTIPLIKATIV ku JERRY e “lodh ” TOM CATY-n.
    Nuk do t’ia vlente qe tu beja paraleleizmin midis MESSI-RONALDOS sepse ate e kam bere disa here dhe jam bere “BAJAT” ,por e dhye kete radhe nuk i shpetova dot tundimit dhe u “PESHKOVA ” dhe e kam bere nje REZYME tek artikulli i RIBERISE ,po sot ,ne kete blog.
    Mbetem me shpresen se nuk me keni KEQKUPTUAR .
    Me duhet te shkoj ne pune dhe te kthehem shpejt per te pare ndeshjen per COPA DEL REY midis ATLETICOS VS VALENCIA ,ku per hir te se vertetes ATLETICO edhe pse luan fizikisht pertej kufijve EKSTREM m eka surprizuar dhe nuk do te habitesha sikur BARCA ti bente ” DHURATE ” asaj LA-LIGEN ne 17-18 maj 2014 .

  26. j says:

    Pse habiteni more njerez ,a nuk ndodhi keshtu dhe ne 2010 kur Sneider fitoi gjithçka dhe çmimi ju dha Messit???Cr nuk eshte as i pari as i fundit lojtar qe fiton kete çmim pa fituar asnje titull me klubin ,dhe nqs e mbani mend edhe Luiz Figo e fitoj ne vitin 2000.

  27. SHIU says:

    Titulli nuk esht per fitoret e ekipeve dhe rrezultatet qe arrin,ne qoftese esht keshtu pse duhet ta mari RIBERI qe ka mbyllur kampionatin me 6 gola,topin e art tja japin ekipit bajernit,mendoj se ky trofe i jepet lojtar me te mit te kontinentit dhe ne qoftese esht keshtu siç mendoj un,e meritonte me pash RRONALDO me qe MESI ishte i larguar nga fusha lojes ca koh per demtim,jan te vetmit lojtar ne bot qe e mbyllin vitin me 70 gola ne kampjonat,jan makineri futbolli qe te dy,kurse me RIBERIN ky shkrusi artikullit per mendimin tim ben lapsus kur thot qe (bile edhe MESI kishte mar me shum vota se riberia,RIBERIA eshte nje lojtar thesi si ai europa ka me lopat,po te vij dita qe RIBERI te mari me shum vota se MESI dhe RONALDO kta te dy duhet ta len fare futbollin se eshte turp i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje