FIFA bëri të ditur se ka përzgjedhur 25 treshe gjyqtarësh si dhe 8 dyshe për Botërorin 2014 që do të luhet në Brazil nga 12 Qershori në 13 Korrik). Përzgjedhja sipas zonave kualifikuese është: Azia (4 treshe, 1 dyshe), Afrike (3 trese, 2 dyshe), Concacaf (Amerika Veriore, Qendrore dhe Karaibet- 3 treshe, 2 dyshe), Amerika Jugore (5 treshe, 1 dyshe), Oqeania (1 treshe, 1 dyshe) dhe Europa (9 trese, 1 dyshe). Në listën e gjyqtarëve përfshihen figura të arbitrimit të nivelit te larte, siç janë anglezi Howard Webb, holandezi Bjorn Kuipers, portugezi Pedro Proença apo spanjolli Carlos Velasco Carballo. Por, në Evropë nuk ka patur asnjë gjyqtar francez të përzgjedhur.