Rumenige: Bajerni nuk do ta ndërronte Riberi me Ronaldon

16 Janar 2014, 14:41Sport TEMA

Presidenti i Bajern Mynih, Karl-Heinz Rumenige, thotë se klubi i tij nuk do ta shkëmbente Frenk Riberi me Kristiano Ronaldon.

Francezi përfundoi i treti në garën për çmimin prestigjioz FIFA Topi i Artë, me Lionel Mesin që u rreshtua i dyti, prapa Ronaldos.

Rumenige thotë se atij nuk i është besuar që Ronaldo doli më i votuar se Riberi, por mbetet i bindur se francezi është një lojtar më i vlefshëm se portugezi.

“Sapo pamë fluksin e presionit që vërshoi nga Madridi, nuk duhet të ishim profet për të kuptuar se çfarë do të ndodhte dhe kush do ta fitonte Topin e Artë.

Por, Bajern Mynih nuk do ta shkëmbente Frenk për Ronaldon”, ka thënë gjermani për Bild.

13 komente në “Rumenige: Bajerni nuk do ta ndërronte Riberi me Ronaldon”

  1. klod says:

    Edhe Roben,eshte me i mire se Riberi.

    1. Vlonjati 12 says:

      Rumenige s’ka se si te flas mire per C. Ronaldon, kur ka lojtarin e tij. Po ky zoteri nuk tregohet objektiv, se CR eshte ku e ku me larte se Riberi. Kur u be prezantimi i kandidateve per Topin e Arte, per Riberin u tha se ka fituar kaq e aq kupa, po nuk u tha qe i ka fituar ekipi i tij, per CR u tha se per vitin 2013 ka bere kaq gola. Ketu qendron ndryshimi. Nisur nga kjo FIFA ka vendosur qe te percaktoi kritere me te sakta per percaktimin e kandidatit fitues.

  2. unknown says:

    Kalon koha dhe filloni te rridhni nga trute e kokes. Jepni deklarata sikur te jeni kalamj 10-vjec.

  3. hashimi says:

    Si Riberija jot ore plak matuf ka ti ngarkodh me koven e skavatorit sa do qe te kesh qen futbollisti i mir kur ke qen i ri ti nuk do te thot sot qe u plake do japesh mendim te mir kur plakesh te rrjedhin trut se une jam pkak vet dhe kam rrjedhur pak po jo ama sa te them bualleqe te tilla po kujt i plasi per Riberin tend edhe nga çemimi Ribua jot nuk i afrojet ne mej te kemes Ronaldos kur gjith specjalistet ne bot thon qe dy lojtar ka sot Ronaldo dhe Messti po ti ça je secjalist apo çoban delesh mua me vien keq se ti ke qen lojtar i klasit boteror po kur plakesh nuk di ça thua

  4. unknown says:

    Ah more “Hashim”, po mosha beka vertet te veten. Me vjen keq per kete ish-lojtar te madh te Bajernit dhe Interit, por ku plakeshkan u bekan me keq se femijet. Nje Champions more Bayerni mbas plot 12 vjetesh, dhe po shfaq nje prepotence dhe arrogance te padurueshme. Imagjinoni sikur te kishte bere aq sa ke bere Barcelona per nje dekade. Pu pu pu. Po ja ulin vlerat Gjermanise keto hajvaner.

  5. 1 prilli says:

    Eh keshtu tha dhe dhelpra per rrushin….

  6. shkodrane shkodret says:

    Riberi eshte fitues i shume trofeve lider ne ekipin e bajernit ,Mesi eshte kepuca e arte per vitin 2013 fitues i la liga ,Ronaldo si, ca ka ba ma shume se keta.

  7. unknown says:

    Cfare ka bere Ronaldo? Asnje gje me shume se sa ka treguar qe te pakten eshte lojtar nja 100 here me I mire se I zakonshmi Riberi. Nuk mund te them per Messin, por ai s’mund ta merrte kete vite se pothuajse nuk ka lujtur gjysmen e sezonit. Po sa per Riberi? Po eshte nje lojtar I mire qe luan me nje skuader shume te mire dhe kaq. E mori Hejkens topin e arte, mos duhet ta marri cdo lojtar I bajernit tani?

    1. tz says:

      Ribery eshte me shum puntor se CR.Shikoni sa raste humbet Ronaldo per nje gool.Me vajtjen e Bel atje ai eshte bere shume egoist nuk I le asnje goditje denimi atij dhe pse eshte goditja ne krahun e Bel.Eshte shume xhelos edhe pse Bale e ka si idhull ate bython

  8. arben says:

    Nuk ka both Riba per top te Arte e eshte gomar vish kalbe

  9. joni says:

    Riberi ka dale kampion bote dhe kampion europe, ronaldo kampion i topit te arte te FIFA-s.
    Riberi luan per skuadren, ndersa skuadra luan per ronaldon, kjo tregon edhe ndyshimin ndermjet Bajerit dhe Realit.
    Bajeri luan futboll dhe fiton trofe, ndersa reali i ben reklam futbollisteve.

  10. wickedgame says:

    Rumenige futbollist i madh drejtues i shkelqyer, Riberi lojtar per ekip triblues me i miri per momentin ipa lodhur jep asisite por dhe shenon.PORONALDO luan gjith ekipi per te simulues dhe menjemadh .Para BAJERN MYNCEN perserite tripleten.

  11. unknown says:

    Po lejini budalliqet dhe krahasimet e kota, ore te gjithe jeni shume te qarte qe Ronaldo eshte lojtar shume me I mire se Riberi, dhe ketu mbaron muhabeti. Nje kupe kampionesh ka marre bajerni dhe kaq. Cfare kupash te tjera? Kampionat e quani ate te Gjermanise, ku Bajerni merr te gjithe lojtaret e Bundesliges ne ekip? Edhe dy tre qe kishte Borusia si konkurente ja mori Bajerni, dhe e ktheu kampionatin Gjerman ne me qesharakun ne Evrope. Problem eshte te fitosh ate kampionat? Mos bu merzisni se do ta shifni kete vit ne Champions.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje