Ish-trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti, ka deklaruar se disfata nga Liverpuli në vitin 2005 në finalen e Ligës së Kampionëve, është një prej ndeshjeve më të mira në karrierën e tij.
Milani kujtojmë ishte në avantazh 3-0 pas pjesës së parë në finalen e Stambollit, duke pësuar tri gola në pjesën e dytë. Kuqezinjtë humbën në fund me penallti, por ky nuk është problem për Ançelotin.
“Ekipi bëri maksimumin për ta fituar atë takim. Nuk mund të jem i mërzitur. Unë mendoj se ishte çështje fati. Çfarë mund të bëni kur ata shënojnë tri gola për gjashtë minuta? Është e pamundur të bësh ndonjë ndryshim, pasi nuk ke kohë.
Isha trajner në më shumë se 800 ndeshje në karrierën time. Nëse do të kisha mundësinë të zgjedh dy ndeshje ku ekipi im luajti shumë, shumë mirë, do të ishte ajo ndeshje. Tjetra ishte në vitin 2007 në gjysmëfinalen ndaj Mançester Junaited”, ka deklaruar Ançeloti.
Te paska djegur o ANCELOTI!!!
Ajo ndeshje ishte e SHITUR PA FILLUAR E NUK KA NEVOJE PER DENGLA SUME!!!
Kurre nuk mund te tjetersohet nje ekip i madh kaq shume nga + 3 ne – 3!!!
Po mo feniks po edhe per Sasuolon kshu do thuash e shitur …. sa here pallohet milani e shitur thua …..