Mavraj: Rinovimi nuk është çështje parash

17 Janar 2014, 14:30Sport TEMA

Mërgim Mavraj ka sqaruar situatën e tij te Grojther Fyrthi. Drejtuesit e skuadrës gjermane janë munduar vazhdimisht që të ulen me menaxherin e mbrojtësit shqiptar me qëllim që ai të rinovojë kontratën, por deri tani çdo gjë ka rezultuar e pasuksesshme. Kontrata e Mavrajt përfundon në qershorin e këtij viti dhe Grojter Fyrthi rrezikon të humbasë me parametër zero një nga lojtarët e vet më të mirë.

Sakaq, Grojter Fyrthi ka marrë për 100 mijë euro nga Shtutgarti mbrojtësin Benedikt Roker, i cili presupozohet që do jetë zëvendësuesi i Mavrajt. Sipas “Bild”-it, mbrojtësi kuqezi ka kërkuar më shumë parà, kërkesë kjo që nuk është miratuar ende nga presidenti Helmut Hak. Ky i fundit, me afrimin e Roker, kërkon që t’i bëjë presion Mavrajt që të firmosë rinovimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje