Specialisti i trurit, Dr. Riçard Grinvud, ka deklaruar se dëmtiket traumatike në kokë që ka marrë shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Mikael Shumaker, do të ndikojnë që ai, pasi të zgjohet nga koma, të zgjohet si një tjetër njeri.
Specialisti i trurit ka zbuluar gjatë një studimi se ai ka ardhur në konstatime të tilla, teksa mjekët francezë kanë filluar testimet në shtatë herë kampionin e Formula 1.
Mjeku nga Spitali Universitar i Londrës thotë se një sukses në rehabilitim për gjermanin do të thoshte përshtatja me një jetë krejt tjetër.
“Nëse Shumaker shpëton, ai nuk do të jetë Shumaker.
Ai do të jetë Filan Fisteku. Rehabilitimi i tij do të jetë efektiv vetëm nëse ai do të përshtatet me jetën e re si Filan Fisteku.
Ky është një proces shumë, shumë i vështirë nëpër të cilin kalojnë njerëzit. Ata duhet të kufizohen në masë të madhe, duhet të kuptojnë se kanë ndryshuar dhe se kush janë”, u shpreh ai.
Mikael Shumaker ende po mbahet në koma, teksa gjendja e tij vazhdon të jetë kritike, por jashtë rrezikut për jetën.
Me sa kam lexuar ditett e fundit Shumaker mund te mos zgjohet nga koma.
More than two weeks after Michael Schumacher was placed into a medically induced coma, multiple German papers reported Thursday that doctors fear the racing champion “could be in a coma forever.”
TEMA @ Zoti i ndihmofte kampionit Mihael Shumaher e jo si e lexoni ju Mikael Shumaker.Flm per mirekuptimin.
Eshte Shqip Mikael Shumaker.