Besart Berisha tek Interi?

17 Janar 2014, 14:33Sport TEMA

Besart Berisha mund të kalojë tek Interi. Lojtari i Brisbein Roar duket se është peshkuar nga një skuadër e madhe. Bëhet fjalë për ekipin e madh italian që kërkon shqiptarin, i cili po shkëlqen edhe këtë sezon në Australi. Interi i indonezianit Tohir kërkon me ngulm shqiptarin kuqezi. Sipas gazetës australiane “Courier-Mail”, presidenti i Brisbein Roar, ekip ku po aktivizohet aktualisht Besart Berisha, ka kërkuar që në ALeague, kampionati elitar australian, të hiqet kufizimi i pages në mënyrë që ata të mund të ritentojnë kontraktimin e futbollistit prishtinas, raporton “Sport Ekspres”. Berishës i skadon kontrata në fund të sezonit, dhe Sidnei FC dhe Njukasëlli janë gati t’i plotësojnë dëshirat sulmuesit, ndërsa mundësia më e madhe është që ai të rikthehet në Europë, për arsye familjare.

Nëse kjo ndodh, atëherë Berisha mund të jetë një opsion për italianët e Interit, presidenti i të cilëve, Erik Tohir, është i lidhur ngushtë me pronarët indonezianë të Brisbein, “Bakri Group”. Në këto kushte, Interi mund t’i ofrojë kontratë Berishës dhe ta afrojë në ekip, për ta huazuar më pas sërish te Brisbein.

6 komente në “Besart Berisha tek Interi?”

  1. specialist futbolli says:

    Po re dhe une e lexova,Morati po i lutet ne gjunje ketij talanti te madh .bile ai deklaroi se po mori kete S.Berishen e ka te garantuar fitoren e champins ligue vitin tjeter,bile Morati eshte gati qe ti japi dhe vajzen per grua ketij talenti mbarkombetar muahahahahahahaaa.

  2. specialist futbolli says:

    Brisbein Roar muahahahahahahahahhaa

  3. luli says:

    po vajti ky pe kosove ka me clirue italin.

  4. Sali=Geddaf says:

    Lajme idiote, Inter as nuk ja hedh syte dhe jo me ta marri ne ekip kete far lojtari!

  5. ardi-mamurrzaku says:

    ishte ne komtaren shqiptare por se futnin ne loje senatoret e bashes.

  6. Artani says:

    Shume xhelozi per Kosovaret ,po pse nuk mund te luaj per interin kur dihet qe mbi 10 kosovare luajn ne top klube,duhet me ju ardh mire nese interi interesohet per Berishen,ky ishte edhe lojtar i kombetares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje