Futbollistët kosovarë mësyjnë në Shqipëri

17 Janar 2014, 15:50Sport TEMA

Kategoria Superiore në Shqipëri mbetet destinacioni i parapëlqyer i lojtarëve kosovarë, që e shohin futbollin shqiptar si trampolinë për në Europë. Lëvizjet më të fundit në aksin Kosovë – Shqipërisë i përkasin Besës së Kavajës, që ka siguruar shërbimet e 2 mbrojtësve të Hysit, Bajram Jashanica dhe Ahmet Haliti. Në fakt, Jashanica iu bashkua pak ditë më parë verdhezinjve në stërvitje, ndërkohë mbrojtësi i krahut Haliti do të vihet menjëherë nën urdhrat e Artan Mërgjyshit, raporton “Sport News”. Një tjetër skuadër shqiptare që është dalluar më shumë për afrimin e lojtarëve kosovar është Bylisi, që në këtë merkato dimri i ka hedhur sytë nga tregu kosovar.

Presidenti Besnik Kapllanaj ka siguruar afrimin e tre lojtarëve kosovarë. Fillimish pjesë e organikës ballshiote u bënë Lulzim Doshlaku dhe Alban Shillova, ndërsa më vonë nën urdhrat e Emanuel Egbosë është edhe futbollisti i Hajvalisë, Armend Kastrati. Kujtojmë se lëvizjet nga Kosova në Shqipëri janë shumëfishuar sidomos pas vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për të mos i konsideruar të huaj lojtarët kosovarë.

3 komente në “Futbollistët kosovarë mësyjnë në Shqipëri”

  1. Argita_B says:

    Ne futboll shqiptaret me origjine nga Kosova kane nxjerre kohet e fundit me teper talente se shqiptaret e Shqiperise! Nuk e di a ka te beje kjo me traditen e shkolles jugosllave te futbollit apo eshte thjesht nje fenomen efemer po eshte fakt.

    1. Genti Suedi says:

      2 Jane arsyet: Shkolla Jugosllave e futbollit dhe 2 Hapja me europen, qe ne femijeri Kosovaret kane luajtur me ekipe zinxhire te huaj.

      Shqiptaret kane shume talent, si per studime ne shkolle ashtu edhe per zanate ne te gjithe boten Problemi eshte se andej ka shtet dhe ne shqiperi ska, prandaj ska as futboll dhe asgje qe ti vije era shtet.

    2. Kosovar says:

      Me mire thuaj shqiptaret e Kosoves, se me origjine nge Kosova i bie te jemi nje popull tjeter. Ishte shkolla shqiptare e sportit e jo YU, menyra per te rrahur “legalisht” Jugosllavet ishte sporti ( futboll, mundje, boks ). Ne kohen e YU fudboli shqiptare ishte me superior se c’eshte sot. E di ti se sa tituj kampionesh boterore e evropiane ne sportet luftarake mbajme ne shqiptaret e ish-YU? Fatkeqsisht te gjithe me pasaporta te huaja, su be njehere Ministria e Sportit ( se di si quhet ne Shqiperi ) te na kerkoje qe te prezentojme flamurin kuq e zi ne arenat boterore, edhe kur vijme vete na kerkojne ryshfet per nje pasaporte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje