Valon Berisha drejt Liverpulit

22 Janar 2014, 15:24Sport TEMA

Red Bull Salzburg është duke shqyrtuar një ofertë të Liverpulit për mesfushorin shqiptar, Valon Berisha.

Sipas talkSPORT, “Redsat” shpresojnë se ish-trajneri i tyre, Zherard Hulier, që aktualisht është drejtor sportiv te Salzburgu, do t’i ndihmojë për transferimin e 20-vjeçarit.

Menaxheri i Liverpulit, Brendan Roxhers, e ka monitoruar për disa muaj Berishën dhe tani ka filluar bisedimet me klubin austriak.

Liverpuli duhet të paguajë rreth 2.5 milionë paund për transferimin e ish-futbollistit të Egersund dhe Viking.

Valon Berisha ka origjinë nga Kosova, është lindur në Suedi, por është rritur në Norvegji dhe ka luajtur nëntë ndeshje për përfaqësuesen norvegjeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje