Berisha: Pres të bëhem titullar fiks i Lacios

21 Janar 2014, 14:40Sport TEMA

Portieri kosovar Etrit Berisha do të jetë përfituesi më i madh në pazarin që pritet të ndodhë gjatë janarit. Skuadra e Milanit është shprehur e gatshme të paguajë 10 milionë euro për ta transferuar në “San Siro” portierin e parë të Lacios, Frederiko Marketi. Dhe, në rast të largimit të Marketit në drejtim të Milanit, portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, do të bëhet numër një në portën e ekipit roman. 24-vjeçari në ndeshjet e fundit ka qenë titullar, pasi portieri Marketi ishte i lënduar.

Berisha në gjashtë ndeshjet që ka qëndruar në portën e Lacios nuk ka pësuar asnjë disfatë.

“Unë nuk e di se çfarë po ndodh dhe çfarë do të ndodhë me lojtarët dhe portierët e tjerë. Unë jam i fokusuar në ushtrime dhe në ndeshjet që më jepet rasti. Mundohem t’i shfrytëzoj maksimalisht. Paraqitjet e para mund të them se kanë qenë të rëndësishme për mua, pasi kampionati italian është jashtëzakonisht i fortë. E rëndësishme ka qenë që ekipi ka ecur mirë dhe paraqitjet e mia kanë qenë të mira, por ka gjëra që mund të përmirësohen për çdo ndeshje”, – ka thënë Berisha të hënën për gazetën kosovare “Kohën Ditore”.

 

2 komente në “Berisha: Pres të bëhem titullar fiks i Lacios”

  1. Shkodrani says:

    Nji bravo te madhe per ju zoti Ertrit, se mbiemnin nuk po due me e shqiptue,se ash nji mbiemen alergjik

  2. Horri i i Bulevardit says:

    Edhe une si shkodrani mbiemrin sdua tja permend, por me behet qejfi qe Etriti, te shkelqeje, Barcelona kishte rastin me te mire te zevendesonte portierin e saj, me kete djalosh qe premton shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje