Sulmuesi i PSG, Zllatan Ibrahimoviç, nuk e ka humbur asnjëherë rastin për të thumbuar atë që konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë, argjentinasin Lionel Mesi.
Shkak është padyshim fakti se Ibra u sakrifikua nga Barcelona pikërisht për Mesin.
Por, duket se tashmë sudezi ka ndryshuar mëndje.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë ai ka folur me superlativa për argjentinasin, duke thënë se është thjesht magjik.
“Mesi është një lojtari jashtëzakonshëm. Ai bën gjëra të cilat mund të shihen vetëm në video-lojëra.
Pashë golin e tij të dytë ndaj Getafe dhe ishte i mahnitshëm, magjik. Ai është rikthyer dhe duket shumë i uritur. Vërtet kënaqem duke e parë atë”, ka thënë Ibrahimoviç.
Po dje me levanten e pe apo ishe duke flejt gjume?
Ne se para disa vjetesh Barcelona varej prej Mesi-t , ne se luante mire Mesi luante dhe Barcelona ,sot ajo varet prej Neymar-it.
Per nje muaj qe do ri Neymar ne stol nga demtimi ne kyçyn e kembes ,Barcelona do luaj si dje me Levante-n.
Ibrahimovic po ndrron mendje ngaqe di tratativen qe po behet nga psg per te marre mesin.don te evitoje ndonje kerkese te messit qe ibrahimovic te mos jete pjese e psg.
sepse ishte pikerisht messi ai qe hoqi ibren nga barcellona kur messi ikte dhe i qahej guardioles qe me ibren nuk dilte ne lojen e tij me te mire.
Vitet kalojne dhe per te,rrogen qe jep psg jo shume squadra mund tja garantojne sot.
Ibra te PSG eshte kthyer ne ikone te tifozat, ndryshe ishte te Barcelona ku shkoi ne nje kohe qe idhulli ishte Messi. Jane dy situata te ndryshme.
Te PSG Ibra mer pjese ne organizimin e lojes, ne ndertimin e aksioneve, eshte pasuesi me i mire i kamiponatit, pra nuk luan me nje futboll egoist si luante te Barca.
Sa i perket rroges (rreth 17 milion euro ne vit) nuk ka asnje klub tjeter qe mund te mari riskun e tja ofroje.