Fiorentina në gjurmët e Lorik Canës. Mediat italiane kanë zbuluar dje se klubi vjollcë kërkon dy lojtarë të Lacios, mes tyre edhe kapitenin e Kombëtares shqiptare.
Sipas gazetës lokale “Corriere Fiorentino”, që është pranë klubit vjollcë, drejtuesit kanë në planet e tyre dyshen e mbrojtjes laciale: Cana-Ciani.
Nuk dihet ende nëse kontaktet mes palëve kanë nisur, por gjithsesi mediat italiane po insistojnë gjithnjë e më tepër se, pas ardhjes së trajnerit Edi Reja, kapiteni kuqezi do të largohet nga Lacio. Është fakt se, që kur drejtimin e skuadrës e ka marrë Reja, 30-vjeçari nga Gjakova nuk ka qenë titullar fiks, raporton “Panorama Sport”. Edhe në ndeshjen e fundit për kampionat kundër Udinezes, ai luajti vetëm në 4 minutat e fundit. Kontrata e Lorikut me bardhekaltrit skadon në verën e vitit 2016.
Ndërkohë, pak ditë më parë, edhe e përditshmja sportive “Gazzetta dello Sport” bënte të ditur se drejtuesit lacialë janë duke menduar largimin e një mbrojtësi mes Mikael Cianisë dhe Lorik Canës. Duke qenë se luajnë në të njëjtin rol, njëri prej tyre pritet të ndryshojë skuadër, kjo edhe për faktin se nuk preferojnë të qëndrojnë në pankinë. Nuk dihet nëse do të largohet pikërisht Cana, por gjithsesi rikthimi i Rejës në krye të skuadrës nuk ka qenë një sinjal i mirë për liderin e Shqipërisë.
Menjëherë lojtari është ulur nga pankinë, ashtu sikundër dy sezone më parë, kur lacialët drejtoheshin po nga ky trajner. Madje, një nga arsyet pse Reja u largua nga Lacio në maj të 2012-ës ishte dhe një përplasje që pati me drejtorin sportiv, Igli Tare, në lidhje me mosaktivizimin e Canës.
lorik cana eshte nje nga 4-5 mbrojtesit me te mire ne itali.
tani qe erdhi reja ska per te pasur hapsire,sepse ai ka patur shume debate taren per canen qe ne momentin e blerjes,dhe shkaku i shkarkimit te edit ka nise pikerisht per canen,ku tare dhe reja confliktoheshin shpesh.
ky edi reja,xheloz dhe invidioz per postin e igli tares,gjithnje ne intervistat e atyre viteve nuk e zente asnjehere ne goje emrin e iglit,por gjithnje ate lotitos.
igli fale punes se tij te vullnetshme dhe te ndershme ka fituar shume pik,dhe reputacion ne itali si nje manxher i persosur,dhe perseri do jete po igli qe do ta perzer ket njeri eogist.
rikthehem tek cana po te ishte tek milani,inter,apo juve do ta vlersonin me shume se tek lazio