Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, shprehet se ai është mesfushori më i mirë në botë në pozicionin e tij. Kiliani thotë në një intervistë për “Bild”, se askush nuk mbron dhe shënon si ai.
“Sekreti i topave të shumtë të rekuperuar dhe shënimit të shumtë të golave? Shpjegimi është i thjeshtë: në pozicionin tim jam lojtari më i mirë në botë. Shumë lojtarë të tjerë përpiqen të më kopjojnë, por nuk ia arrijnë”, ka thënë mesfushori bardhezi.
Vidal është kthyer në një prej mesfushorëve më të mirë në botë dhe nga më të kërkuarit në merkato, që prej ardhjes tek Juventusi.
Vetëm në fazën e parë të këtij kampionati, përveç topave të shumtë të rekuperuar, ai ka shënuar edhe 10 golave. Po t’u shtosh edhe pesë golat e tjerë në Ligën e Kampioneve, shifra shkon në 15 gola të shënuar.
Së fundmi për të flitet se ka shfaqur një interes të fortë Mançester Junaited, por Juventusi nuk ka ndërmend që ta shesë, duke qenë se vetëm pak kohë më parë i rinovoi kontratën. Për më tepër që Vidal ka thënë se tek Juventusi ndihet si në shtëpinë e vet dhe një ditë dëshiron të bëhet kapiten i ekipit.
Pirth te c’fryhesh,Arshuro!Akoma gjalle eshte Juventusi?
piece of shit eshte,
filluan harixhofkat te mburrin sitat e tyer po ku je ti me te tjeret edhe nga kupe Italis u eleminove ki kujdes se mos te marin hde kapjonatin hde do ngelesh me gisht ..b ..ne goj
Plakooooooooooo ……. ti qe e ke bere trupin si bordero komunale, je futbollisti me i pa vlere per juventusin.
Nuk ke as fizik as taktik as teknik, fati jote qe di te shenosh vetem penallti se ndonje gol me aksion personal as ke bere as mos pretendo te besh ?
duket qe jeni tifoz te milanit apo interit.ju djeg pasi jeni me pike aq large sa ju duhet supermeni per te arritur juven.vidal eshte mesfushori me i forte ne bote, sa shume ekipe afrojne shuma marramendese per te blere.
Shikoni golat pastaj flisni,dukeni qe smerni vesh nga futbolli.