Tifozët “Kuq e Zi”: Nuk do ta mbështesim Kosovën, ne njohim vetëm një kombëtare

21 Janar 2014, 14:43Sport TEMA

Ndonëse zyrtarët e FFK-së, por edhe institucionet qeveritare, dhënien e lejes nga FIFA për të zhvilluar ndeshje miqësore për Kosovën e vlerësuan hap shumë të madh, madje nuk hezituan ta cilësojnë edhe si historik, në opinion ky vendim vlerësohet krejt ndryshe. Tifozët shqiptarë nuk kanë ndërmend të mbështesin Kosovën, madje e kritikojnë FFK-në për kushtet që ka pranuar të përfaqësohet në ato ndeshje. “Tifozët Kuq e Zi” nga Kosova të Kombëtares së Shqipërisë, nuk i janë gëzuar fare këtij vendimi për shkak të kushteve të vëna nga FIFA, të cilat, sipas tyre, janë qesharake. “Ne jemi vetëm për një kombëtare, atë kuqezi. Sigurisht që ne i gëzohemi çdo përparimi të futbollit të Kosovës, dhe mbështesim pranimin e plotë të saj. Një nga arsyet pse nuk mund ta mbështesim Kosovën janë kushtet që ajo ka pranuar nga FIFA. Të luajë pa simbole shtetërore, madje edhe ta pyesë Serbinë se kur do të luajë është tepër e dhimbshme. Nëse Katalunia mund të luajë me flamur, pse Kosova jo? Këto kushte Kosova në asnjë mënyrë nuk është dashur t’i pranojë”, tha përfaqësuesi i tifozëve Kuqezi për Prishtinën, Butrint Ymeri.

Ai edhe njëherë ka sqaruar qëndrimin e tyre karshi përfaqësueses së Kosovës, duke bërë thirrje për bashkim me Shqipërinë. “Ne nuk kemi aq shumë futbollistë që të ndahen kështu në dy kombëtare. Bashkimi në një kombëtare do të ishte shumë më i dashur për të gjithë. Nuk kemi asgjë kundër Kosovës, por qëndrimet tona dihen: një komb, një kombëtare”, tha Ymeri, duke lënë të kuptohet se nuk do të jenë prezent në ndeshjet e Kosovës. “Nëse Kosova në ato ndeshje paraqitet me ngjyra kuqezi dhe me flamur kombëtar, sigurisht që do ta mbështesim, ndryshe, jo. Individualisht, gjithsecili mund të bëjë çfarë të dojë, por si tifozë të organizuar nuk do t’i japim mbështetje”, tha Ymeri.

Me qëndrime të njëjta janë edhe tifozët e Prishtinës, “Plisat”. “Ne si grup, aktivitet primar kemi përkrahjen e klubeve të kryeqytetit nën emrin Prishtina. Mirëpo, ne gjithmonë kemi dalë në mbrojtje të vlerave shoqërore, njerëzore si dhe atyre kombëtare. Vazhdimisht kemi potencuar që Kosova është pjesë e pandashme e trungut shqiptar, dhe jemi të palëkundur në këto qëndrime. Ne mbështesim çdo hapësirë shqiptare dhe çdo shqiptar individualisht në çdo arritje. I gëzohemi edhe arritjes së fundit të FFK-së, por vetëm sepse kjo arritje i hap rrugë klubit tonë Prishtinës të marrë pjesë në gara ndërkombëtare. Në Kombëtaren Shqiptare të Futbollit janë 14 shqiptarë nga Kosova dhe konsiderojmë se jemi mirë të përfaqësuar. Ne duhet të hapim rrugë vetëm për ekipet e Kosovës”, tha Kastrati, duke shtuar se ata nuk përkrahin tendencat e ndryshme për ndarje të shqiptarëve. “Lufta jonë bëhet në një front, në atë “kuqezi”. Përndryshe, “Plisat” në stadiume do të jenë vetëm në përkrahje të Kombëtares Shqiptare. Është e vetmja “ombrellë” e cila na mbulon të gjithë shqiptarëve. Një komb, një kombëtare”, tha ai.

Të njëjtin qëndrim kanë edhe kuqezinjtë e Jakovës. Sipas nënkryetarit të këtij tifogrupi, Hekuran Dula, ata janë vetëm për një kombëtare, madje për atë kuqezi. “Ne do ta mbështesim inkuadrimin e Kosovës në FIFA, por shqiptarët mund t’i përfaqësojë vetëm Kombëtarja e Shqipërisë. Ne jemi për një kombëtare dhe ajo është “Kuq e Zi”, tha Dula. “Si tifozë të organizuar nuk do të jemi prezent në ndeshjet e Kosovës, pasi ne jemi të përcaktuar të mbështesim vetëm Shqipërinë”, tha Dula. Shkurt, të gjithë duan Kombëtaren Shqiptare. Skuadra e Kosovës duhet të shkrihet me Kombëtaren Shqiptare, që është e vetmja!

“Drita e gjelbër” nga ana e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, FIFA, që Kosova të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare, ka vënë në lëvizje mekanizmat përgjegjës, qoftë Federatën e Futbollit, qoftë qeverinë e vendit, të bëjnë përgatitjet e nevojshme për një ndeshje të tillë, në afatin sa më të shkurtër. Përderisa ekziston bindja e përgjithshme se resurset humane ose futbollistët e nivelit ndërkombëtarë nuk do t’i mungojnë përfaqësueses së Kosovës, mbetet ende brengë përgatitja infrastrukturore dhe plotësimi i kritereve minimale ose optimale për një ndeshje ndërkombëtare. Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, vlerësojnë se problemi i infrastrukturës është i hershëm, por zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës përgjegjës për sportin, thonë se viteve të fundit janë bërë mjaft investime që ajo në përgjithësi të përmirësohet. Eroll Salihu, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, i ka thënë Radios “Europa e Lirë” se tani për tani, janë dy stadiume në Kosovë, në Prishtinë dhe në Mitrovicë të cilat janë më afër kritereve infrastrukturore të pranueshme të cilat kërkohen nga FIFA. “Nuk nevojiten kushte të jashtëzakonshme, sepse është ndërkombëtare miqësore. Megjithatë, duhen disa standarde minimale. Mendoj se nëse vazhdojmë me këtë eufori, ta quaj pozitive, organet tona shtetërore, qeveria apo edhe komunat e Prishtinës dhe Mitrovicës, dy stadiumet kryesore që mund të aftësohen për një kohë të shkurtë, mund të arrijmë të bëjmë diçka, në mënyrë që “të mos koritemi”, siç thotë populli. Jam optimist në këtë drejtim dhe mendoj se do të mund të zhvillojmë ndeshjen e parë miqësore, bile nën kushte minimale”, shprehet Salihu për “REL”.

Përmbushja e kritereve të kërkuara infrastrukturore nga ana e FIFA-s, të paktën për stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe stadiumin e qytetit në Prishtinë, tashmë është prioritet i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

36 komente në “Tifozët “Kuq e Zi”: Nuk do ta mbështesim Kosovën, ne njohim vetëm një kombëtare”

  1. EU says:

    Pune e madhe se nuk e nbeshtesni ju. Ju mbeshtesni Duken kriminelin e futbollit shqiptar.

    1. Roberti says:

      Hajdeni djem te kosoves te nona, ju beft dita 1000 c’una.

    2. Ymeri says:

      Shqiptaret jane vetem nje dhe te tille do nglen, pavaresisht DUKAVE, e TUKave, Nje Shqiperi nje kombetare, pavaresisht te gjitha te ligave qe po ia bejne kesaj Shqiperie nje mori koketullash te ndyra si pune e DUKES.

    3. Den says:

      Pamvaresisht se kush eshte “Duka” e cfare perfaqson duhet te behemi te mencur e te gjykojme me mendje te shendoshe. Sot eshte duka neser dikush tjeter. Duhet te mesohemi te respektojme institucionet. Institucioni vlen jo emri I atij qe drejton. Nese institucioni ne rastin tone federata nuk funsionan sic duhet duhet ti therrasim mendjes e heren tjeter te bejme zgjedhje me te mire.Por te mos harrojme eshte kontrolli dhe presioni nga poshte qe duhet te beje punen e tij.E ky presion behet nga njerezit e thjeshte te organizuar ne shoqata ose lloj lloj organizimesh te tjera te cilat duhet te jene te shendetshme e pa kompromis ne ate cfare perfaqsojne.
      Nuk jemi shume per tu ndare ne 7 kombetare.Na duhet nje kombetare dhe madje ajo te jete e forte. Shqiptarve kudo ne bote I duhen sukseset.Dhe suksesi arrihet perms nje kombetare e cila duhet te jete mbare shqiptare ne perfaqsim ne ne menaxhim. Shqiptaret po e perseris sic une e gjykoj kane nevoje per arritje per suksese. E kemi te domosdoshem suksesin si njeriu ajrin, pasi ai perben nje menyre per te na mbajtur te bashkuar . Suksesi po e quaj keshtu duhet te luaj rolin e miteve te dikurshem te cilet kombet e perparuara edhe kur nuk I kane I shpikin si e si per per ti pasur aty prane per tu frymezuar per arritje e vepra me te medha ne interese te kombit shqiptare por edhe mbare njerezimit. Nuk e di une edhe disa here te tjera e kam thene nese eshte e mundur ne praktik te shihet mundesia e perfaqsimit te shqiptareve me nje kombetare e cila ka qene duhet te mbetet kuq e zi.

  2. ALTIN FISHTA, SHKODER UK says:

    Njashtu duhet me ba;

    Ju ne nji krah, serbi ne krahin tjeter!

    mandej, Bac u kry.

    http://goo.gl/qKFcEq

  3. Andreas says:

    Do konkuroje per vend te fundit/parafundit me shqiperine.

  4. Brravo Tifozat Kuq e Zi .
    Krijimi i gjasme “Kombetares Kosovare” eshte e qellimeshme
    ne funxion si gjithmon te ndarjes e jo bashkimit te kombit shqiptare ,
    qe ai mos te fuqizohet kurr , njelloj sidhe u veprua me flamurin e Kosoves . Un nuk kuptoj perse federata Shqiptare nuk protestoj per te ndarje te kombetares e cila ka nji prapavije te qarte poltike e aspk sperben nji argument per futmbollin ,apo cilesine e tij .
    Le te i japin kombetare me vehte edhe serbeve te bosnjes tani ptuuuuuuu kurva blat .

  5. Joni says:

    Ju lumte!Heronjte ne Kosove kane rene dhe varrosur me flamurin kuq e zi,jo me ate blu ..Nje komb,nje kombetare!

  6. askushi says:

    Kreshnik Spahiu e di kete pune apo shoqata e tij.

  7. Skrapari says:

    Pershendes TIFOZT KUQ E ZI shum e drejt nje ne jemi nje komb nje kultur nje gjuh nje gjak duhet te. Kemi nje kombetare Zgjohuni ne Qoft se ndjeni shqiptari Rrespekt Tifozet Kuq e zi

  8. Uji i ftohte says:

    Nuk ka asnje qenie te gjalle ne Bote qe ka 2 nena.

    1. labi says:

      ndoshta se ke vene re,por jane politikanet Shqipefoles,kane nenen qe i lindi dhe ate qe u mbush xhepat(kjo e dyta ne te shumte te rasteve eshte sherbimet antishqipetare greke,serbe,turke,etj. ndoshta kane filluar dhe ato maqedonese dhe malazese).RESPEKT per TIFOZAT KUQ E ZI.

  9. cerriksi says:

    Mendoj se kombetarja kosovare do jete me efikase per njohjen e saj ne bote

  10. Skrapari says:

    Bashk nje komb nje kombetare me shum fuqi dhe bota do na doj me shum keshtu mendoj dhe shpresoj te ralizohet nje dit

  11. burreli says:

    Shqiperija eshte shtet me vete dhe duhet te kete ekipin e saje.Nuk kemi nevoje per kosovaret ata le te organizohen me vete.Mos te na genjej mendja qe me kosovaret do te kemi sukses.Mund te bejme fitore te pakta por asnjehere nuk do te fitojme te drejten per tu perfajqesuar ne nje boteror apo europian.Prandaj te mbledhim mendjen mire dhe te bejme ekipin tone KUQ E ZI dhe jo perzierje me Bluh dhe Harta te komunitetit zerb.

    1. Tironsi2 says:

      Per ty nuk cuditem se po shkruan nga burgu i Burrelit.

  12. Bato says:

    Do ket nje kombetare shqiptare vetem arher kur te jemi te barabarte e jo si deritashe ku vetem sa jan klonuar disa futbollist nga kosova ne kombetaren e shqiperis. Kombetare e perbashket do te thote te kemi nje shqiptare nga kosova ne krye te federates se perbashket shqiptare dhe ne krye te kombetares shqiptare e jo vetem nga shqiperi dis adula e mula. Kosova dhe shqiperia do ken nje kombetare te perbashket vetem si te barabarte ne kryesi ne udheheqje dhe ne fushe.

    Kombetarja e perbashket munde te ndodhe vetem ather kur kosova te behet antare e Fifas kushe mendone se kosova do jete paterice e federates se shqiperis gabon kosova nuk munde te pranoje qe te jete e barabarte vetem ne fushe me disa lojtare nga kosova ndersa kryesia e federates dhe komebtares shqiptare te udheheqet vetem nga disa sharlatan mafioz nga shqiperia si dule.

  13. Pelasgian3 says:

    Nje komb nje Kombetare!!!…Eshte qesharake qe Kosova te perfaqesohet e vecuar nga Shqiperia. Federatat e futbollit duhet te integrohen, Liga e futbollit duhet te jete e perbashket dhe si rrjedhim duhet te kemi vetem nje Kombetare.

  14. AC/DC says:

    Plasi patriotizmi i papare i shqiptarve… uaaa

  15. Apollon says:

    Ka dava Janina.
    Ujku i ha delet nje nga nje.
    Per vete doni bashkim ne nje kombetare,kurse kur vjen puna per Qipron qe edhe ata donin bashkim me Greket,Anglezet i thane Turkut “Amiko Strategjike”tuaj dhe vella te Berishes,futu dhe piu gjakun.
    Dhe pastaj ju beni pyetjen qe,cfare i kini bere Grekiut ju dhe beni veten viktime.

  16. VLORE says:

    NJE KOMB NJE KOMBETARE-UROJ QE SHQIPTARET TE VUAJNE PATRIOTIZMIN ZAKONISHT NUK NJIHET.

  17. Horri i i Bulevardit says:

    Nje kombetare eshte me e mira, por mos te pengojme rastin qe na eshte krijuar.

  18. BASHKIMI says:

    JAME ME JU TE NDERUAR TIFOZ KUQ E ZI.
    VETEM NJE KOMBETARE-SHQIPETARE
    SHENDET DHE JETE TE GJATE TRIMOSHA

  19. durrsaku says:

    Nuk do te ishte keq te kishim edhe nje kampionat mbarkombetar me te gjitha
    trojet ku jetojn Shqiptar(nder 20 ekipet me te forta Shqipetare).

    vetem “Kuq e Zi”
    Ky shekull po flet per ne çuna.

  20. Edhe une "Kuq e Zi" says:

    Nje komb-nje shtet-nje kombetare !

    1. Tironsi2 says:

      Kosova,tani per tani,eshte multietnike,kjo e percaktuar nga nderkombetaret.Per kete, ndeshjet duhet te luhen derisa Kosova te njihet

      ne OKB.Kjo gjendje,perkunder deshires sone,nuk mund te ndryshoj.Kosova,nuk u clirua nga Shqiperia,por nga SHBA-te dhe NATO.

  21. viktor hoti says:

    Ne marredheniet ndershteterore nuk ekziston termi Komb. Po qe keshtu Zvi cra behet han ndersa USA behet pleh.Termi komb lindi rretn shekullit 16- 17 dhe vdiq me revolucionin frances.Usa dhe Cina kane brenda dhjetra kom be saqe me shume rezerve mund te thuhet”kombi amerikan” ndaj themi popu lli amerikan sepse me popullin perzihen kombet ne favor te ” shtetit”. E drejta nderkombetare ka kritere te caktuara numerike per te thene se ne nje vend kemi nje apo disaa pakica komnbetare
    Jane shume te rralla shtetet qe kane brenda vetem nje komb
    viktor hoti

    1. Kosovar says:

      Zotrrote Viktor Huti, kohen e fundit funderina te lloit tend te doktrinuar nga Vatikani, Athina, Stambolli e Meka, shume djerse po derdhni per te mohuar egzistencen e KOMBIT tone. …Shqiperia dhe kombi SHQIPETARE do rroje sepse per te luftojme NE!

  22. DRENICA E KUQE says:

    Ketu i shohim ne skene tifozet shqiptare qe me te drejte duan nje kombetare shqiptare dhe politikanet “shqiptare” qe coptojne Shqiperine ne njeqind fare!…

    DRENICA E KUQE

  23. ismeti says:

    KTA ZAGAR JAN DISA KLYSHA TE SERBIS QE DERI DJE VETEM SHKINISHT KAN FOL ; disa drogagji te armend dukes , e mbeshtesim ne qe e dojm kosoven ,nuk na duhen disa zagar

    1. Kosovar says:

      Ti ke nje emer jo shqiptare dhe menyra se si e shkruan gjuhen shqipe me tregon se sa shqiptare je. Ik dhe le komentet te TRT se ketu eshte vetem per shqiptaret, dhe per hajr ditelindjen e sulltanit.

  24. Komputeri says:

    tifozet kuq e zi kan te drejt: nje komb nje kombetare.

    ama cfare lidhje ka kjo me kosoven? kosova eshte nje shtet, nje komb, dhe nje rrac tjeter, dhe kan shum te drejt te krijojn nje kombetare per vedin. eshte e njejta gje, sikur ti kerkonimi futbollistve boshnjak apo malazes te luanin per ne.

    kosovaret nuk jan serb, por as shqiptar nuk jan. keshtu qe leni te bejn punen e tyre si t’ju pelqej.

    1. Kosovar says:

      Ti o minoritare se pari shkruaj Kosove me germe te madhe, dhe se dyti leri shqiptaret ndermjet tyre, e kur te krijosh kombetaren e jevgjive mund te komentosh per te!
      Shqiptaret e Gjirokastres, Dibres, Lezhes, Tetoves, Prishtines jane nje komb me nje flamure dhe nje kombetare.

  25. Jon says:

    Komputer dhe Viktor Hoti,
    nuk e di sa shkolle keni ju,por te thuash qe ne jemi dy kombe te ndryshme duhen shume argumente shkencore duke filluar qe nga gjuhesia,historia,gjeografia,psikologjia,sociologjia,etnokultra etj,etj
    Gjithe bota e di qe andej dhe ketej kufirit jemi shqiptare dhe kjo eshte aksiome tashme dhe nuk ka nevoje per vertetim.E kunderta do shume pune dhe nuk behet me nje rresht se “teoria” juaj eshte e barabarte me teorine qe “bota eshte e sheshte se keshtu duket”.
    NQS JENI NJEREZ TE SHKENCES,NXITONI TA PROVONI TEORINE TUAJ.
    Nese jo,i kepusni nje dopio raki,per qejf…

  26. toni says:

    Po kujt I plas K….. per tifozat kuq e zi se deri me tani kjo kombetare na ka qu shum lart e per ata kan frik ket kinse tifoza kuq e zi jo po ” FAQ E ZIIIIIIIIIII ” un I pari da ta perkrahu kombetaren time kosovare .

  27. Veriu says:

    Kosova e meriton komtaren e vete ! Pse ? Psh. Shum Sporte ne kosov Jan ma te profinalizuar se ne shqipri ! Majlinda kelmendi nga KOSOVA u ba kampione Bote para ca muajsh , shiqone Basketbolli ne KOSOV qa niveli te lart esht , Boksi, Karate , e kshtu me radh! KOSOVA do ta ben komtaren shum te fort ne krye me JANUZAJ , rruga e kombit esht persmari Kur te vini per ti pa ndeshjet ne Kosov , dhe nuk do ju zhgenjejn. Shqiptart nga Kosova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje