Shqipëria miqësore luksi ndaj Kolumbisë

23 Janar 2014, 14:29Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare pritet të luajë më 5 mars ndaj një superskuadre, siç është Kolumbia, e katërta në botë sa i përket renditjes së FIFA-s. Ndonëse nuk është ende zyrtare, pasi po punohet për detajet e fundit, burime në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se kompania, që po merret me organizimin e kësaj miqësoreje, e ka mbyllur thuajse kontratën me të dyja federatat përkatëse: shqiptare dhe kolumbiane.

Ndeshja me shumë mundësi do të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës, kjo edhe për faktin se pjesa më e madhe e lojtarëve të të dyja skuadrave luajnë në kampionate në Europë. Në këtë këndvështrim, është më e lehtë zhvillimi i kësaj ndeshjeje. Kujtojmë se dy takimet e fundit të Kolumbisë janë luajtur pikërisht në Europë, pasi bëhej fjalë për dy miqësore: më 14 nëntor 2013 në Bruksel ndaj Belgjikës (fitoi 2-0 falë golave të Falkaos e Ibarbos) dhe më 19 nëntor ndaj Holandës (0-0).

6 komente në “Shqipëria miqësore luksi ndaj Kolumbisë”

  1. Dritan Shkaba says:

    Ndeshja duhet të bëhet në Lazarat.

    1. KULUFI says:

      Une them qe ndeshja te luhet ne Tirane,ne stadiumin qe ndertoi Sali Shpell Barbar Vrastari!

  2. sali qeni says:

    sigurisht qe do kemi mundesi qe te marrim-japim edhe eksperiencen tone si dy shtete burdello qe jetojne me krim dhe me droge,po ambasador nga rep e lazaratit a do te dergoje Rama?????

  3. shtetari says:

    nje viste miqsore ne Lazaratburg do te ishte mbreselenese per kolumbianet!!!

  4. sensi says:

    shqiptaret do tymosin barrin
    kolumbianet do thithin vizat e bardha

  5. Katylly says:

    Kjo “kompanija ndermjetse ” paska bo nji kombinim fantastic!
    Shqipni Kolumbi ne Zvicer.
    Kushedi sesa tonelata kokain do zbarkojn ne Europe!
    Kushedi sesa drogdealer shqiptar do mbushin xhepat, Kushedi sesa drogmen zvicerran do mbushin hundet,
    Kushedi sesa pare do numurohen skutave te Kolumbis!
    Dhe t gjith do dalin t knoq, shqiptart zvicerant kolumbjant
    Sa perqind fitoi kompanija ne kte mes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje