Legjenda e Arsenalit, Tieri Henri, ka zbuluar se ai nuk i pëlqen fare rrjetet sociale për të komunikuar me fansat e tij.
Tashmë është bërë trend që futbollistët e njohur botëror të jenë të pranishëm nëpër rrjete sociale, por ky nuk është rasti i Henri, që thotë se i urren rrjetet sociale.
“Zero interes. Minus 120% apo quajeni si të dëshironi. Nuk më pëlqen Twitteri, nuk më pëlqen Instagrami. Unë nuk kam Twitter, nuk kam Instagram.
Ju mund të gjeni shumë faqe të mia aty, por nuk jam unë. Jam me të vjetrën dhe prandaj unë preferoj të flas me ju gazetarët, për çfarë jeni ju. Unë mund të flas për ju dhe ju mund të shkruani, nuk e shoh nevojën e ekzistimit të Twitterit.
Për mua kjo mënyrë është më e mirë, më pëlqen të flas me njerëzit sy më sy, unë po ju shikoj tani drejt në sy.
Unë kurrë nuk kam arritur t’i kuptoj rrjetet sociale. Nuk e kuptoj Twitterin, Instagramin apo rrjetet e tjera sociale. Vërtet nuk i kuptoj. Por, unë i respektoj”, ka thënë Henri.