INTERVISTA/ Valdet Rama: Kosova, zemra ime

23 Janar 2014, 14:48Sport TEMA

Ai zuri kryetitujt e gazetave në Spanjë. Ishte temë e jashtëzakonshme diskutimi në Evropë dhe burim për t’u krenuar në Kosovë e Shqipëri. Futbollisti shqiptar që luan për klubin spanjoll, Valadolid, Valdet Rama, ka folur në një intervistë ekskluzive për Telegrafin rreth golit sensacional të realizuar së fundmi, karrierën e tij dhe nëse do të luajë për Kosovën në të ardhmen.

 

Je shndërruar në sensacion të jashtëzakonshëm për shkak të golit të realizuar së fundmi ndaj Atletik Bilbaos në minutat e fundit. Të gjithë sportdashësisht kanë diskutuar rreth atij goli të magjishëm. Sa i rëndësishëm ka qenë ky gol për ju, duke marrë parasysh se keni qenë pesë javë jashtë fushave për shkak të lëndimit?


Për mua ka qenë diçka e mirë, pas lëndimit pesë javësh. Kam qenë shumë i përgatitur që të kthehem sa më shpejt. Ishte goli i parë pas lëndimit dhe natyrisht ishte si një fitore, është një ndjesi më e mirë. Ëndërroja të shënoja golin e parë, tashmë jam shumë i kënaqur, edhe pse fitorja e ekipit për mua është më e rëndësishme.

 

Cili është pozicioni juaj i preferuar, në krah apo në mesfushë ofensiv

 

Në krahun e majtë dhe të djathtë mund të luaj në dy pozicione, por edhe në mesfushë s’është problem për mua. Në sulm nuk kam luajtur, edhe pse edhe aty do të kisha luajtur mirë. Në pozicionet ofensive mund të luaj pa problem. Më së miri e ndiej veten në krahun e majtë.

 

I shikove lojtarët përballë në sy, shikove më pas përreth, fillove ta driblosh topin dhe stadiumin e kaploi një qetësi, hyre në mesin e katër-pesë lojtarëve dhe lëshove një goditje që shtangu portierin, por jo tifozët kundërshtar, që edhe pse rival, ju duartrokitën. Është guxim i madh ta bësh këtë pasi ishe i lënduar. Të gjithë flasin për ty pas këtij goli. Si e përshkruan këtë moment?

 

Mendimi im i parë është të shkoj te goli. Në atë moment edhe Bilbao më dha hapësirë dhe për mua ka qenë fenomenale, sepse besoj qe kam edhe shpejtësinë e duhur, por kam qenë pak i befasuar, sepse një ekipi si Bilbao nuk duhet t’i ndodhë kjo. Është një ekip që lufton për Ligën e Kampionëve, por jam ndier mirë pas këtij goli.

 

Ke qenë pesë javë jashtë fushave. Trajneri i skuadrës së Valadolidit a ka besim që të startojë me ju në ndeshjet e ardhshme, si titullar?

 

Kam luajtur në shumë ndeshje si titullar para lëndimit. Më ka dhënë shumë herë minuta dhe e di se trajneri ka besim tek unë. Nuk jemi si klub në situatë të mirë, jemi duke luftuar për të mbetur në kampionat dhe ndonjëherë trajneri vendos për lojtarë difensiv. Ato i vendos trajneri dhe çdo herë tentoj të jem i gatshëm. Unë e di se trajneri e di se çfarë cilësish ofensive kam dhe besoj që mund të shkoj më larg në një skuadër që ka mentalitet ofensiv dhe që luan në Ligën e Kampionëve.

 

Pasi përmendët një skuadër tjetër, tani është merkato e janarit. Lojtarët transferohen dhe je një prej lojtarëve më të talentuar në La Liga. Nuk mungojnë ofertat, por a mund të zbulosh se a ke oferta nga klube të tjera në Spanjë apo dhe jashtë Spanjës?

 

Agjenti më ka njoftuar se shumë ekipe spanjolle janë interesuar për mua, por edhe jashtë Spanjës. Unë kam kontratë një vit e gjysmë dhe pse jo, do të kisha pasur dëshirë në një të ardhme të luaj në një ekip më të madh, por nuk mund të përmend emrat e klubeve për shkaqe konfidenciale. Shpresoj se më kuptoni…

 

Kosova është lejuar së fundmi nga FIFA për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare. Është ngritur një debat i madh për atë se nëse lojtarët nga Kosova që luajnë për Shqipërinë do të përfaqësojnë Kosovën, apo Shqipërinë. Është pyetje e drejtpërdrejt: A do të vazhdoni të luani për kombëtaren e Shqipërisë, apo për përfaqësuesen e Kosovës?

 


Për Kosovën ky është një hap i madh që e ka pranuar FIFA. Unë kam luajtur disa ndeshje për Shqipërinë dhe e kam ndier veten mirë, sepse të gjithë jemi një komb dhe flasim një gjuhë. Tani të ardhmen nuk e di. Ftesa më kë ardhur nga Shqipëria dhe jam i lumtur aty. Çdo lojtar do të kishte pasur dëshirë të luante në kualifikime dhe Kosova për momentin nuk luan në kualifikime.

 

 

A do të thotë kjo se nëse Kosova do të pranohet që të luajë edhe në kualifikime si kombëtare, do të luani për Kosovën?

 


Janë disa gjëra që duhet t’i shqyrtoj me familjen time dhe të marr një vendim. Natyrisht se Kosova është në zemrën time, aty jam lindur. Është dëshirë e çdo lojtari dhe ja kemi borxh Kosovës. Nuk e di çfarë do të bëj për momentin, por zemra ime është me Kosovën. Edhe për Shqipërinë kam dhënë maksimumin tim dhe edhe për Shqipërinë luaj me zemër.

 

Një konkurrent potencial në pozicionin tuaj për përfaqësuesen në krijim të Kosovës apo të Shqipërisë është Adnan Januzaj. Çfarë i rekomandon anësorit të Mançester Junaited, pasi ende vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e tij, se për cilën kombëtare mund të luajë? 

 


Adnani është një lojtar jashtëzakonisht i mirë për vitet që ka, është lojtarë fenomenal. Po tregon një nivel të lartë te Mançester Junaited, e kam parë në disa ndeshje. Jam i kënaqur me të, ai luan një lojë ofensive dhe të qetë. Është shumë i mirë si lojtar. Ai është 18 vjet dhe nuk e ka të lehtë të vendosë, këtë do ta bëjë me familjen. Nuk e di çfarë do të vendosë, por ai është profesional dhe besoj se do të vendosë me zemër. Një gjë është e sigurt – Shqipëria dhe Kosova sigurisht kanë nevojë për një lojtar si Adnan Januzaj.

 

Jeta juaj private është një pikëpyetje e madhe. A të flen zemra për dashuri në Kosovë, apo jashtë vendit tuaj? Çfarë mund të thuash për publikun? 

 


Është jeta ime private, për të cilën nuk dua që të diskutoj nëpër media e as gazeta. Jam në lidhje me një femër, por më shumë nuk mund të zbuloj.

 

Një pyetje për të cilën janë pyetur të gjithë lojtarët dhe trajnerët e njohur në futbollin evropian. Ronaldo e fitoi Topin e Artë, por a e meritoi ai, Mesi apo Riberi? 


Për mendimin tim Mesi e meriton çdo herë dhe normalisht edhe Riberi e meriton. Të tre lojtarët kanë pasur një vit të mirë. Kanë vendosur që Ronaldo të shpallet më i miri dhe besoj se të gjithë e kanë pranuar. Ronaldo është lojtar i madh.

9 komente në “INTERVISTA/ Valdet Rama: Kosova, zemra ime”

  1. Drenicak says:

    Kta djelmosh qe luajn futboll duhet spjevuar se para se tjen kosovar se pari jane shqiptar me komb.
    Si mbas Valdetit duhet te formohet nje kombtare Drenicake nje kombtara Llapjan apo Tropojan.

    1. Bato says:

      Po por ka nje shtet te quajtur Kosove dhe nje shtet qe quhet Shqiperi dhe kjo esht realitet dhe si Kosova ashtu edhe shqiperia deshirojn te ken nje imazhe te mire ne evrope dhe bote dhe ket imazhe me mire se kushdo tjeter munde ta krijojn gjithe ata talent shqiptare respektivisht kosovare ne evrope dhe bote dhe ne qofte se keta talente te gjithe deklarohen shqiptare dhe jo Kosovare ather ku po mbetet Kosova

      1. raimond vlonjati says:

        Me Kosoven duhet te lozin te gjithe lojtaret e mire sepse eshte politika ne mes
        Sa me mire te paraqitet kombetarja e Kosoves aq me mire i beher shtetit te Kosoves ne syte e Botes….ndaj duhet qe te gjithe te ndihmijne kombetaren kosovare se keshtu risim dinjitetin e Kosives ne Europe dhe ne Bote

      2. Tani says:

        Ju gabimin e filloni aty ku bëni ndasinë “shqiptarë dhe kosovarë”. Nuk ka kosovarë dhe shqiptarë; ka shqiptarë Shqiprie e shqiptar Kosove. Nqs do me përdor fjalët “kosovar” dhe “shqiptar”, përdori siç përdorim p.sh durrsak, shkodran, prishtinali, vlonjat etj etj.
        Bashkimi aty do fillojë, kur njerëzit në mënyrë natyrale mos të vazhdojnë të mendojmë “Ne dhe Ata”.
        Jemi të gjithë shqiptarë dhe FSHF i përket të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen anipse selinë e ka në Tiranë. Ajo quhet Federata Shqiptare e Futbollit dhe jo Federata e Futbollit të Shqipërisë.

  2. "BALASHI" says:

    E pash golin e Rames. U lumturova. Nje finese e teknike e larte. Kete e ka bere dhe me kombetaren. Kujtoni golin e pare te tij me Shqiperine qe e mashtroi mbrojtesin e pastaj gjuajti e rjete. Edhe goli ne Islande nuk ishte me pak i bukur. Urime RAMA…

  3. SHIU says:

    Kti jepini rrespekt o SHQIPTAR, se ky luan me zemer per kombin, rrespekte dhe fat ne karrjer brravo RAMA.

  4. 1 komb says:

    Bravo Rama!
    1) kjo situat sgjidhet Vetem me nje referendum ne kosov! Shqiptaret e kosoves kan te drejt te zgjedhin cfar ju don zemra.
    2) 1 lig e 1 kombetare te perbashket esht hapi i par i madh per bashkim.

  5. Veriu says:

    Bravo Rama Shqiptar i Kosoves qysh i ka hije !

  6. specialist futbolli says:

    Ore cun i mire eshte, edhe patriot ,por Valadolid eshte vend te fundit si i behet !!do flasim per futboll apo do bejme politik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje