Grupi i tifozëve të kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë sqaruar se ata e përkrahin idenë që edhe Kosova të pranohet në FIFA dhe UEFA.
Edhe pse para ca ditësh u keqinterpretua komunikata e përfaqësuesit të grupit TKZ në Kosovë, Flakron Abazit, gjatë emisionit Rubikon të Adriatik Kelmendit, kryesia e këtyre tifozëve ka bërë të qartë edhe njëherë qëndrimin e tyre për përfaqësuesen e Kosovë.
“‘Tifozat Kuq e Zi’ janë për pranimin e Kosovës me të drejta të plota në organizatat si UEFA e FIFA (pa kushte), sepse është hapi vendimtar që do të zgjidhte ngërçin drejt bashkimit të një lige dhe forcimit të Kombëtares së përbashkët, Kombëtares Shqiptare. Një ligë e përbashkët Shqiptare, do të rriste në masë të madhe kualitetin e futbollit dhe të futbollistëve në Kosovë dhe Shqipëri, duke forcuar edhe klubet, rritur të ardhurat për to, dhe duke i bërë ato më kompetitive në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar kryesia e TKZ për Telegrafin.
“Tifozat Kuq e Zi” janë tifozë të Kombëtares Shqiptare dhe të sportistave shqiptarë që e përfaqësojnë Flamurin Kuq e Zi! Sot, me këto rrethana të reja që janë krijuar ne vazhdojmë të besojmë se zgjidhja e vetme më e mirë për të gjithë është “Një Komb, Një Kombëtare” për të gjithë Shqiptarët. Ne, Tifozat Kuq e Zi do të vazhdojmë të punojmë deri në fund që të ruajmë dhe forcojmë këtë Kombëtare që e kemi”, shtuan ata.
Bravo
Nqs Kosova pranohet ne FIFA atehere duhet te pranojme se kombi shqiptar do kete 2 skuadra. Le te punojme qe te dyja te jene skuadra me nivel mbi mesatar. Kombi gjerman ka kombetaren gjermane dhe austriake,greket kane ate greke dhe qipriote,serbet kane kombetaren serbe dhe malazeze edhe ne mund te kemi kombetaren shqiptare dhe kosovare.
Ndryshe,na mori lumi…!
zagar drogagji
Hajde analfabete te bejme kombetaren e Shkodres,te Kukesit,te Tropojes e Vlores,te Hotovishtit,…