Valdet Rama: Krenar që luaj për kuqezinjtë!

26 Janar 2014, 18:38Sport TEMA

Valdet Rama nuk ka ndërmend që t’i “tradhtojë” ngjyrat kuqezi dhe në të ardhmen të luajë për Kosovën. Edhe pse ndihet ngushtë kur i bëhet një pyetje e tillë, mesfushori me tipare ofensive i Kombëtares shqiptare ka bërë të ditur, në një intervistë dhënë emisionit “Interaktiv” në Kosovë, se ai ndihet krenar që luan për kuqezinjtë. Sakaq, sipas tij, nuk duhen bërë diferenca mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi për të do ishte njëlloj si të ndaje babanë nga nëna.

“Kam qenë shumë i kënaqur që Kosova më në fund është lejuar nga FIFA që të bëjë ndeshje miqësore. Besoj se ka qenë një hap i madh për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët në përgjithësi. Kosovë apo Shqipëri? Më kanë pyetur shumë njerëz për këtë gjë dhe të them të drejtën jam ndier ngushtë. Është një nga ato pyetje, njëlloj sikur na e bënin kur ishim të vegjël: cilin do më shumë, babën apo nënën. Atëherë e ndieje vetën ngushtë, por edhe tani jam në të njëjtin pozicion dhe nuk di se çfarë të them. Për momentin, unë do të luaj për Shqipërinë. Do vazhdoj të luaj për atë Kombëtare dhe ju siguroj se e ndiej veten krenar në atë skuadër”, – ka thënë Rama.

Mesfushori i Valadolidit iu afrua skuadrës sonë përfaqësuese vitin e shkuar, para ndeshjes me Norvegjinë në Tiranë. Në harkun e vetëm pak kohëve, ai u bë gati një lider në mesfushë, aq sa trajneri De Biazi e konsideron një titullar të padiskutueshëm. Në kualifikimet për Europianin e 2016-ës, sipas asaj që ka thënë vetë De Biazi, Valdet Rama pritet të mbulojë një tjetër rol në skuadër, atë të fantazistit.

6 komente në “Valdet Rama: Krenar që luaj për kuqezinjtë!”

  1. SHIU says:

    RRespekte VALDET RAMES, dhe SHQIPTARET e SHQIPNIS te duan me zemer, ty dhe te ter lojtaret kosovar qe ngjyrat kuq e zi i mbajn si simbole te kombit tyre te vetem,ashtu me zemer siç i vlerson ti,rrespekte dhe suksese ne karjeren tende.

  2. "BALASHI" says:

    Te jemi shume mirenjohes Valdet Rama. Keshtu flet burri. mbase dikush do te thote se te leverdis se do luaj per kuqezinjte. Jo. Por ai eshte konfirmuar per nje kombetare e sipas rregullave te FIFAS e UEFAS nuk mund te luaj per kombetare tjeter. Keshtu dhe per kosovaret e tjere kuqezinj. Ata mund te ikin vetem ne rast se qeverite e futbollit te Europes e Globit nxjerrin nje vendim te ri per raste te tilla te shteteve te reja.
    tani per tani, me qe Kosoves i lejohen ndeshje nderkombetare miqesore, te therrase lojtaret me te mire te saj, qe nuk jane thirrur deri tani per Shqiperine. Edhe FSHF lojtaret kosovare qe luajne ne kampionatin e Shqiperise nuk i konsideron te si te huaj, qe e ka rregullin per te huajt qe te aktivizoje deri ne 4 veta. Pra mund te kete edhe ne kampionatin shqiptar si Mazreku i Partizanit, Ibrahimi, Rrahmani qe luan dhe me shpresen kuqezi etj.
    Nderkohe koha kalon dhe kur te vije momenti qe Kosova te pranohet me te drejta te plota e te njihet edhe nga OKB, do jene rritur talente te tjere ne Gjermani, Angli, France, Norvegji, Suedi, Itali, Zvicer etj. Talentet nuk i mungojne Kosoves. Kujtoni te medhenjt kosovare Naim Kryeziu e Riza Lushta qe ishin tmerr i portjereve, qe kane shenuar mjaft gola e deri ne evente finalje te kupes Italiane, mjeri me “Romen” e tjetri me “Juventusin”.
    Edhe njehere pershendetje Rama. Me keto rregulla qe jane tani ti je ne rregull. Nuk mund te luash me kombetare tjeter sepse je aktivizuar me nje kombetare tjeter ne ndeshje zyrtare. UEFA e FIFA toleron ose kur je aktivizuar ne pak ndeshje miqesore me nje kombetare e do te luash per nje tjeter, ose me vendim te veçante per shtete te reja.
    E pash golin tend. E komentova. I mrekullueshem. Gol tipik Maradona e jo Mesi qe futet ne zona te ngushta. Ti driblove si Maradona e shenove duke kaluar mbrojtes e duke fituar hapsire ne mjaft metra deri sa erdhi ai gol shume i bukur. Tani me ne te kemi nje idhull. Suksese!

  3. Asi says:

    Tamam si pyetja ke do me shume nenen apo baban.I ke rene ne koke Rama!

  4. Bruno says:

    Jemi Krenar qe te kemi pjese te ekipit tone Kuq e Zi

  5. Bravo Rama,
    Njerezit si ti e dine cka eshte patriotizmi. Luajne per ekipin kombetar dhe nuk bejne ojna si disa te tjere.
    Vetem ne KUQ E ZI.
    Edhe te tjeret duhet te marrin shembullin Tuaj.
    Me shendet dhe suksese.

  6. Komputeri says:

    bravo. kush eshte shqiptar luan per shqiperin. turqit shaqiri, januzi, xhaka te luajn per ke te dojn. nuk jan shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje