Hamdi Salihi drejt Francës, mund të firmos për Nante

26 Janar 2014, 17:39Sport TEMA

E ardhmja e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, mund të jetë në Francë.

Prestigjizia franceze “L’Equipe” shkruan se për sulmuesin shkodran ka shfaqur interes ekipi i Nantes.

Ky ekip aktualisht renditet në vendin e 6 në kampionat dhe kërkon që më Salihin të zëvendësojë sulmuesin serb Xhorxheviç, i cili me shumë siguri sezonin e ardhshëm do të luajë për Lacion.

Megjithatë, duke parë se Salihi ka disa kohë që nuk luan në Europë, tek ekipi francez ka dyshime nëse ai mund të mbajë ritmin e ndeshjeve europiane, duke qenë se ka luajtur në SHBA dhe Kinë.

Për këtë arsye, ata kanë pyetur një njohje të vjetër të futbollit francez, ish-mesfushorin e kombëtares shqiptare, Edvin Murati.

Ky i fundit sigurisht që nuk mund të fliste veçse mirë për Salihin.

Sulmuesi shkodran aktualisht ka mbetur pa ekip dhe është në negociata me disa klube për të vijuar karrierën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje