Ergys Kaçe është në qendër të vëmendjes nga disa klube elitare në Europë, duke filluar nga Franca, Gjermania, Holanda dhe Anglia. Lajmi bëhet i ditur nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, i cili ka theksuar se mesfushori i PAOK-ut po monitorohet në vijimësi nga disa klube të mëdha. Në një intervistë dhënë radios selanikase, “Arena FM” (“arenafm.gr”), tekniku kuqezi ka folur edhe për rikthimin e Kaçes në fushën e lojës, pas pezullimit që i pat bërë klubi, raporton “Panorama Sport”. Madje, De Biazi lëshon edhe një akuzë ndaj drejtuesve të klubit grek, teksa thekson se me lënien jashtë skuadre të Kaçes kanë dëmtuar edhe interesat e tyre, pasi tanimë vlera e kartonit të mesfushorit shqiptar është përgjysmuar.
Si e vlerësoni lojën e Ergys Kaçes në ndeshjen e fundit në Kupën e Greqisë, ndaj Iraklisit?
Mendoj se rikthimi i tij pritej prej kohësh. Madje mund të them se mund të ishte futur në fushë që kohë më parë, dhe besoj se në këto 4 muaj Kaçe do e kishte ndihmuar shumë PAOK-un.
Kur keni folur për herë të fundit me lojtarin?
Hera e fundit ka qenë në ndeshjet me Shpresat e Shqipërisë, ndaj Hungarisë dhe Spanjës, ku në gjykimin tim ai bëri një paraqitje shumë të mirë. Edhe pse kishte kohë që nuk luante me klubin, në fushë ishte gjithsesi më i miri.
Është folur shumë për të ardhmen e Kaçes, ju si trajner i Shqipërisë ku e shikoni?
Unë mendoj se një lojtar si Ergys Kaçe i ka të gjitha mundësitë të luajë në një klub të nivelit të lartë në Europë. Ka kualitet e potencial të madh dhe për më tepër është ende shumë i ri. Sipas informacioneve të mia, për të ka pasur gjithnjë interes, madje së fundmi një klub me nivel ka shprehur qartazi dëshirën për ta pasur në organikë. Nuk është në Itali, dhe ju siguroj se së fundmi nuk më ka folur kush në Serinë A për të. Por janë disa klube nga Europa Veriore si Franca, Gjermania, Holanda dhe Anglia që po e monitorojnë. Sipas meje, Kaçe i ka të gjitha mundësitë që të luajë që tani në nivel të lartë, por PAOK-u e la jashtë për 4-5 muaj dhe kjo ka ndikuar disi negativisht. Plus që edhe çmimi i tij është përgjysmuar.
Mendoni se Kaçe është kaq i çmuar për PAOK-un?
Po, dhe faktet flasin vetë. Sezonin e shkuar eci shumë mirë, por pezullimi i krijoi më pas mjaft probleme. Gjithsesi, ai është shumë i ri dhe gjykoj që mund të kthehet dhe të jetë një barometër për lojën e PAOK-ut në mesfushë.
Ku mendoni se jep më shumë Kaçe, në çfarë roli?
Ergysi luan në disa role: mund të bëjë mesfushorin defensiv, pra si shkatërrues. Mund të luajë si fantazist. Ka një gjuajtje të fuqishme dhe mendoj se është një lojtar që di edhe të shënojë. Sipas meje, është nga ata futbollistë që i bën punë një skuadre si në fushë, edhe jashtë saj.
Brravo ja qe dhe SHQIPRIA NXIER TALENTE, SUKSESE ERGYS GAçES NE KARRJEREN E VET, LART ME LART E PAFSHIM ESHT KRENARIA JON KOMBETARE.
Kace eshte nje djale I edukuar dhe I diplinuar ai vertet do te kete sukses ne Evrope suksese te metjshme te nderoje vetveten dhe Shqiperine
Ylli jone I kombetares!*KACE*
Bravo Kaçe! Suksese…
Te shkretin e injoruan Greket e detyruan te kerkoje falje publikisht, vidjo eshte edhe ne utube
Kur bie robi me nje rrac muti siç jan GREKET robi mendon dhe per te ardhmen dhe karrjeren, nganjeher esht i detyruar te terhiqet.
pse nuk e moren europianet kur e largoi PAOKU, pallavra
te gjitha keto jane pallavra ..talenti jone eshte dhe do te mbetet adnan januzaj ..te tjeret jane te gjithe te mire po vetem adnani mund te na perfaqesoj ne nivel boteror …nk eshte kollaj te luash per man united ..pastaj se i kerkon keta azerbajxhani e budalleqe te tilla jane pa vlere jo me larg se para dy oresh lexova qe salihin e ka blere nante ne france ..nje club qe nk e di ku bie fare..mgjth respekt per te gjith shqiptaret qe na nderojn