Legjenda e Arsenalit, Tieri Henri, beson se “Topçinjtë” do të mposhtin konkurrencën e Mançester Sitit dhe Çelsit për të fituar Premier Ligën.
“Mund të them që tani se të gjithë presin që Arsenali të bjerë, njësoj siç kanë pritur më herët gjatë sezonit. Por, ata nuk ranë.
Ata po vazhdojnë të mbajnë ritmin në Premier Ligë dhe secilën herë kur është dashur t’iu përgjigjen Mançester Sitit dhe Çelsit, e kanë bërë.
Shpresoj që të vazhdojnë në këtë mënyrë. Si një njeri i Arsenalit dhe një tifoz i klubit, dua që ata të vazhdojnë kështu deri në fund dhe ta fitojnë kampionatin”, ka deklaruar francezi, raporton Telegraf.
Arsenali është në krye të Premier Ligës me një pikë më shumë se Mançester Siti.
Trofeu i fundit që kanë fituar “Topçinjtë” është Kupa FA në vitin 2005, kur Henri ishte akoma pjesë e skuadrës.