Duket se çdo gjë është kthyer në vendin e vet te skuadra greke e PAOK-ut të Selanikut sa i përket rastit të mesfushorit shqiptar, Ergys Kaçe.
Kaçe i ka kaluar ditët e tij të zeza te PAOK-u i Selanikut dhe tani çdo duket se po kthehet në normalitet sa i përket marrëdhënieve të tij me drejtuesit e këtij klubi dhe një pjesë të tifozërisë.
Mesfushori i kombëtares shqiptare vitin e kaluar pozoi me një fanellën të UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) dhe për këtë vendin shovinist grek u kryqëzua si në aspektin publik ashtu edhe në atë profesional, duke u degraduar nga ekipi i parë, transmeton portali sporti1.com.
20 vjeçari pas dy paraqitjeve të mira në ndeshjet e Kupës, u paraqit edhe në ndeshjen e kampionatit, në fitoren ndaj Verias (4:1).
Kaçe ka qenë afër largimit nga skuadra e Selanikut, e cila tani duke ditur kualitetet e tij vështirë se do të heq dorë nga ai, ose së paku po i bën “vitrinën” në këtë merkato të futbollistëve, pasi interesimi për të është shumë i madh.
jo me gabime kace . ec para se je lojtar i mire .
ky po te nje minimum sedre ,duhet te ishte larguar. langaraq qe kur e peshtyu paoku ne surrat,bente sikur binte shi. i mbaruar