Në shkurt vendoset se kush do ndërtojë stadiumin 65 milion dollarësh

28 Janar 2014, 11:39Sport TEMA

Shqipëria do të vendosë në shkurt se kush do e ndërtojë stadiumin e ri të futbollit në Tiranë, raporton Reuters.

Ky është një kusht që Shqipëria të vazhdojë të mirëpresë ndeshjet ndërkombëtare.

FIFA dhe UEFA e kanë lejuar Shqipërinë që të luajë në stadiumin e vjetër, me kusht që të paraqesin një plan për të ndërtuar një stadium të ri.

Pas katër vitesh konsultash, Shqipëria do të zgjedhë mes kompanisë franceze Bouyagues Batiment International dhe kompanisë italiane Serenissima Costruzioni.

Drejtuesi i projektit, Ardian Cani i tha Reuters se do të vendoset në fund të shkurtit se kush do jetë fituesi.

Bëhet fjalë për një stadium vetëm për futboll me kapacitet prej 22 mijë vendesh.

Kostoja totale do të shkojë deri në 65 milionë dollarë.

Sipas Reuters, ky është një investim i madh për një vend të varfër.

UEFA do japë 10 milionë euro dhe qeveria shqiptare do japë 10 milionë të tjera. Pjesa tjetër do të jepet nga ndërtuesi.

19 komente në “Në shkurt vendoset se kush do ndërtojë stadiumin 65 milion dollarësh”

  1. ''evgjitngrenesi'' says:

    e bejne qe e bejne,nuk e kuptoj pse nuk e bejne edhe me piste. garat e atletikes ku do zhvillohen? behen ndertime pa pike perspektive.
    po firma ndertimi shqiptare nuk ka qe mund ta bejne kete stadium? nje cope stadium eshte dhe anije kozmike.

    1. tik says:

      gjej një firmë apo konsorcium firmash Shqiptare që kanë fuqinë të radhisin 45 milionë euro paradhënie, dhe e bëjnë ata firma!

  2. bledi says:

    Po lojrat e tjera ku do behen,,,apo vari trapin,,,Vrapimi dhe sportet e tjera sna hyjne ne pune!!!???

  3. Pse says:

    Ky Sipas Reuters thoka qe ky është një investim i madh për një vend të varfër; po ky KM yne Piktoresk
    a kupton gjo nga ky kunj- hu,
    apo ky me ‘pikturim Fasadash’ e ka stilin e Mavijos?!

  4. endri says:

    Shifini kostot ne bote, ky i paska nder me te lartat. Do me vjedh Platinija dhe ja faturon borxhin shqiptareve. Pastaj pse 22 mije, ai duhet min 35 mije.

    1. Argita_B says:

      Nje stadium bashkekohor ne Evrope me te njetin kapacitet kushton te pakten 200 minin euro.
      Perpara se te shkruani budalliqe ketu lexoni dhe informohuni.

  5. veterani i futbollit says:

    Sipas rregullores së FIFAS , stadiumet e ndertuara rishtas duhet të jene te ndara nga stadiumet olimpike me pistë vrapimi! Pista e vrapimit e largon në distancë shikuesin në stadium nga spektakëli!

  6. rinia says:

    Shpresoj qe ky ndertim. te behet jashte qytetit .
    STADIUM MIDIS TIRANES ???? KY QYTET ESHTE RENDUAR SE TEPERMI
    NO GO

  7. Tironci Lugano says:

    Edhe nje stadium qe kishte ca parametra per atletiken e prishin.E ne rindertime bejne pa te.I bie qe sportit te ateltikes ti vejme nje gur te madh siper.

  8. Billy says:

    Kurre nuk duhet bere stadiumi i ri tek Qemal Stafa. Ai eshte stadium olimpik. Nuk duhet prekur. Duhet riokonstruktuar.
    Stadiumet e futbollit, sidomos ato kombetare e gjithe bota i ka jashte qytetit. Te mos bllokohet trafiku dhe te mos kete rremuja ne qytet nga tifoze te irrituar.
    Sa nuk eshte vone federata duhet te mendoje per nje stadium diku ne Vore. Aty eshte dhe stacioni i trenit edhe aeroporti edhe afer portit. Tifozet vijne nga jashte dhe brenda Shqiperise dhe largohen lehtesisht.
    Shihni te gjitha qytetet metropol te botes ku i kane stadiumet…

    1. Tironci Lugano says:

      Billy
      Si heq asnje presje per sa shkruan.Vetem qe duhet mesuar veshi me ate vendin Vore..

  9. psevertete says:

    2K ose Dulaku. Tjeter s’ka

  10. EDI says:

    mos prishni Qemal Stafen esht stadiumi me i mir ne Sqiperi
    sherben per kampionat, por dhe atletik.

  11. fieraku4u says:

    SI SHUME I VOGEL ME DUKET STADIUMI ME VETEM 25 MIJE VENDE….

    POR TE PAKTEN PO NDERTOHET NJE STADIUM I RI, SI KY I VJETRI DUKET SI GETO.

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    Stadiumi “Qemal Stafa” aktualisht ka 21 mije vende !
    Me sa duket ja morrem doren “rikonstruksioneve” duke i quajtur,si ne rastin e rrugeve “autostrada”,kur ato jane zgjerime rrugesh.
    Do demtohet pista e atletikes,tjeter paradoks shqiptar.
    Stadiumet pa piste,jane ato te klubeve te futbollit,stadiumi kombetar nuk duhet te jete pa piste vrapime apo kendin e hudhjeve.
    Mendoj t’ja nderojme emerin,te quhet stadiumi “Gabi”.

    1. Pelasgian says:

      ke shume te drejte …kosotoja eshte teper e larte per nje ” stadium ” me 22 mije vende ( pra 1 mije vende me shume se stadiumi aktual ) , plus qe ky stadium nuk eshte prone e ndonje ekipi privat por eshte stadium i kombtares !

      Nejse Shqiperia eshte han me dy porta kshtu qe te gjithe do vjedhin nga pak duke fillu nga Platini e deri tek zagaret e sorrat e shqiperise .

  13. Albi says:

    Shih ca mafje e poshter. Pas kater vitesh konsultash. Phu u qifsha gjakun u qifsha. 4 vite konsulta vetem per te perzgjedhur nje kompani te vetme. Pastaj, cne stadium me 20 mije vende per nje komb 7 miljonesh mer robqira. Mer raca me e felliqur qe ka njohur historia e njerezimit. Po Mali iZi i karitme gjys miljoni banore ka stadiumin me 25 mije vende. Po Maqedonia e karit rindertoi me vetem 20 miljone dollare stadiumin e saj ne Shkup, duke shtuar kapasicetet 50%, pra vajti nga 16 mije ne 33 mije. Dhe kete beri qeveria maqedonase vet, qe eshte gjthashtu nje shtet i varfer, ama eshte SHTET, nuk eshte sic jemi ne ketu ne Shqiperi.Phu, robt Dukes dhe gjithe bandes se kopileve e mafjozeve qe i shkojne nga pas..ikni mor bandite te felliqur antishqiptare. RAMA a i sheh keto pislleqe mafjoze, ku je o kryeminister????????????????/

  14. ijs says:

    Albi ke mese te drejte, por nuk ke cte besh kur ke lindur ne vendin me te qelbur qe ka prodhuar planeti! Dhe fiset Zulu ne afrike jane me njerez dhe dine te bejne dicka me te sakte se keta plehrat e ketyre 23 viteve shkerdhatokraci!!!. Si shembull lexoni ndertimin e stadiumit ne Aachen ( Tivoli) me kapacitet 33 mije veta, vende te ulura,se po ta kishin bere te rrije ne kembe merr 60 mije veta pas asnje lloj problemi me kosto me te ulet se ne albanistanin zgjebosur per 50 milione euro dhe mos harro se behet fjale per ndertimin ne vendin me te shtrenjte te europes ne gjermani. Shikoni Faqen me te dhenat!
    http://en.wikipedia.org/wiki/New_Tivoli
    Paguani o popull majmun paguani per mafian!!! Pse nuk cohen ne protesta legenat qe ngrihen per lumin e Radikes dhe per mafian e futbollit!Pff!

  15. Atdhetari says:

    Stadiumi kombetar duhet te ndertohet ne nje vend me te pershtatshem dhe te kete hapesire edhe per parkimin e makinave,ndersa Qemal Stafa duhet te rikonstruktohet ku te kete edhe pisten e vrapimit,sepse ne nuk kemi stadium per mbretereshen e sporteve atletiken qe e ka gjithe bota,mendohuni mire perpara se te merni vendime te rendesishme,sepse edhe prishja ka goxha kosto.Po te jete per te prishur kemi st.Selman Stermasi kete karakatine turpi ne mes te Tiranes,c’far do behet me te,nuk mund te lihet kurre ne ate gjendje skandaloze,keni sy per te pare !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje