Ish-trajneri i Bajernit të Mynihut, Feliks Magat, shprehet se sukseset e fundit të bavarezëve, kanë bërë që tashmë të gjithë futbollistët e mëdhenj të kenë dëshirë të luajnë për këtë ekip.
Sipas tij, në rast se Bajerni i Mynihut fiton edhe këtë vit Ligën e Kampioneve, atëherë nuk është çudi që edhe vetë Lionel Mesi të ketë dëshirë për t’u transferuar në Mynih.
“Nëse Bajerni e fiton sërish Ligën e Kampionëve këtë sezon, atëherë do të bëhej një opsion joshës edhe për lojtarët si Mesi.
Askush nuk mund t’i fajësojë lojtarët që duan t’i bashkohen Bajernit”, ka thënë Magat.
se di po mu me duket sikur Bayerni ka qene me i forte me Heynckes.