Etrit Berisha mund të pezullohet tre muaj

30 Janar 2014, 14:51Sport TEMA

Portieri shqiptar i Lacios, Etrit Berisha, mund të skualifikohet tre muaj për shkak të kontratës paraprake që kishte nënshkruar me skuadrën e Kievos.

Edhe pse nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar, e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport” thekson se gjatë ditëve të ardhshme, Federata Ndërkombëtare mund të marrë në shqyrtim çështjen e gardianit kuqezi. Ish- portieri i Kalmarit që ka nënshkruar një kontratë me skuadrën venete në 28 qershor, e cila do të hynte në fuqi në 1 janar 2014, rrezikon të qëndrojë në tribunë për 90 ditë nëse Kievo do të fitojë çështjen.

Në këtë mënyrë, shoqëria bardhekaltër ka nisur kërkimin për një portier të dytë dhe emri më i lakuar është argjentinasi i Katanias, Andujar por edhe braziliani i Milanit, Grabriel, pasi Tomas Strakosha nuk konsiderohet si një zgjedhje e dytë nga trajneri Edi Reja.

Gjithsesi, ka menduar avokati i Lacios, Gian Michele Gentile për të qetësuar situatën, pasi sipas tij, nuk parashikohet asnjë masë ndëshkimore ndaj portierit të kombëtares shqiptare dhe të gjithë zërat e dalë ditët e fundit nuk mbështeten në asnjë hipotezë të besueshme. Etrit Berisha u transferua te skuadra romane gjatë kësaj vere pas disa viteve të kaluara të suedezët e skuadrës së Kalmarit.

2 komente në “Etrit Berisha mund të pezullohet tre muaj”

  1. per kete duhet te pergjigjet ekipi i lacios ,nqse ka gabuar ,me nje gjobe,ç’pune ka lojtari,

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ertrit Berisha eshte nje portier i shkelqyer po aq i mire sa edhe Arjan Beqaj .
    I uroj suksese !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje