Në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk ka ende asnjë kërkesë zyrtare për të qenë pjesë e garës për anëtar të Komitetit Ekzekutiv dhe President. Burime zyrtare në institucionin e futbollit kanë bërë me dije se dje kur duhet më pak se 10 ditë nga afati i fundit i zgjedhjeve, ende nuk kanë ardhur propozimet për kadidaturat e reja në FSHF për komitetin. Mësohet se deri më datë 8 shkurt duhet të mbyllen propozimet e klubeve për president dhe anëtar komiteti, raporton “Sport Ekspres”.
Një nga kandidatët për kreun e Federatës së Futbollit mund të jetë anëtari aktual I komitetit, Pjerin Fushaj. Një lajm i tillë ka disa ditë që qarkullon, por ende zyrtarisht nuk është konfirmuar nga vetë i interesuari që për këto katër vite ka qenë në organin vendimmarrës. Pjerin Fushaj mund të jetë kandidat për kreun e Federatës.
Sot që flasim nuk ka asgjë zyrtare dhe emri i Pjerin Fushajt është vetëm një nga kandidatët më seriozë që qarkullon në ambientet sportive, ashtu siç ka qarkulluar kohë më parë kandidatura e Igli Tares. Vetëm në ditët në vazhdim, do të kuptohet nëse zoti Fushaj do të jetë kandidat për president i FSHF-së. Artan Shyti e Vasil Bici do të jenë kandidatë për në komitetin ekzekutiv. Është pothuajse zyrtare kandidatura e tyre.
Vasil Bici, trajner, drejtor sportesh dhe kandidat për deputet ka vendosur që të vazhdojë të kontribuojë për sportin duke qenë një candidature e për zgjedhjet e 28 shkurtit. Kandidati për komitet është Artan Shyti. Ky i fundit ka kandiduar katër vite më parë, por nuk fitoi, ndërsa sot që flasim, sërish është në listë për një vend në komitet. Këta janë tre kandidatët e parë për komitet. Gjasat janë që të nëntë anëtarët e tjerë të komitetit të kandidojnë sërish për një vend në këtë organizëm që ka shumë peshë në futboll. Të shohim, deri më 28 shkurt ka goxha kohë për zbuluar gjithë kandidatët.
Hiqeni kte Duken mer aman.
Po si te kete kandidature tjeter kur Duka e ka kthyer FSHF ne Cosa Nostra. Delegatet qe do zgjedhin Duken te gjithe kane bere pislliqe me te ne nje forme apo nje tjeter.