Samir Ujkani: Qendroj kuqezi…

30 Janar 2014, 15:33Sport TEMA

Samir Ujkani po kalon nëpër një formë shumë të mirë. Në fakt, pas një periudhe të vështirë nëpër të cilën kaloi muajve të fundit, portieri kosovar ka dalë sërish në dritë, duke u bërë shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij, Palermo.

“Qëllimi i skuadrës sime dhe i imi është të rikthehemi në Serie A. Jam optimist se do t’ia dalim”, u shpreh Ujkani. Rikthimi në Serie A me Palermon, Ujkani thotë se është prioriteti i tij kryesor. Në këtë mënyrë, portieri kosovar e hedh poshtë mundësinë e largimit nga klubi sicilian, pavarësisht raportimeve të mediave italiane, të cilat parashikojnë se ai mund të ndahet me Palermon gjatë këtij dimri.

“E ardhmja ime është Palermo. Kam kontratë me këtë klub edhe për një vit, dhe të dyja palët jemi të interesuar për ta respektuar kontratën”, tha Ujkani, i cili foli edhe për Kosovën.

“Jam shumë i kënaqur për miqësoret që iu lejuan Kosovës. Tani duhet të shkohet përpara drejt anëtarësimit të plotë. Por me rëndësi është se fëmijët tani do të merren akoma më shumë me futboll”, pohoi Ujkani, i cili nuk preferon të flasë rreth mundësisë së rikthimit në Kosovë, pas pranimit të saj të plotë në UEFA e FIFA. Por ndihet i lumtur që i mbron ngjyrat kuq e zi.

4 komente në “Samir Ujkani: Qendroj kuqezi…”

  1. BRAVO UJKAN, TI JE SHQIPTAR DHE PATRIOT.
    KEMI NJE GJUHE NJE KOMBE NJE FLAMUR DHE NJE KOMBETARE.
    SHENDET E SUKSESE

  2. Asi says:

    Nga ana tjeter ,te gjithe duhet ti vene nen presion te dyja federatat qe te bejne bashkimin,sapo te njihet kosva ngaFIFA

  3. babuc says:

    UJKAN bravo te qofte ……kuq e zi jan ngjyrat e shqiptarve qe ndihen shqiptare nje komb nje kombetare

  4. nik says:

    Ti qendro cfare ngjyre qe te kesh qejf. Por per portier kombetareje nuk ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje