Rusia i fitoi Lojërat Olimpike me ndihmën e një trafikanti

1 Shkurt 2014, 18:55Sport TEMA
Rusia i fitoi Lojërat Olimpike me ndihmën e një trafikanti

Rakhimov

Rusia e fitoi të drejtën për të mirëpritur Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në Sochi me ndihmën e njërit prej trafikantëve më të mëdhenj në botë të heroinës.

Pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar votoi në vitin 2007 që Sochi të organizojë këto lojëra, zyrtarët rusë falënderuan publikisht biznesmenin nga Uzbekistani, Gafur Rakhimov, pasi kishte siguruar votat e vendeve aziatike.

“Pa to, Sochi nuk do kishte asnjë shans të fitonte,” thanë ata.

Por sipas zyrtarëve amerikanë, Rakhimov është një bos i mafies dhe një nga emrat më të njohur në fushën e trafikut të heroinës.

Ish- ambasadori britanik në Uzbekistan, Craig Murray, tha për ABC News se “Rakhimov është një nga katër- pesë njerëzit më të rëndësishëm në tregtinë e heroinës në botë”.

“Është absolutisht një gangster shumë i rrezikshëm”.

Rakhimov, ish- boksier, e ka pranuar se ka ndihmuar Rusinë në këtë drejtim.

Një zëdhënës i tij tha se ai i ka bindur vendet e tjera që të votojnë pro Rusisë pasi ka ndikim të madh dhe marrëdhënie të mira me këta njerëz.

Rakhimov u ndalua që të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 200 në Sidnei, por sërish është zëvendëspresident i Komitetit Olimpik të Azisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje