Fredi Guarin ka bërë një postim kontrovers në rrjetin social Twitter, tashmë një ndër mjetet që lidhin më shumë se kushdo tifozët me lojtarët. Kolumbiani ka arritur deri aty sa ka treguar se ishin vetë drejtuesit që kërkuan largimin e tij, ndërkohë që ai nuk e ka kërkuar kurrë një gjë të tillë. Në fund të postimit të tij ai deklaroi se falenderon fansat dhe nëse do qendrojë do japë më të mirën për Interin.
“Shoqëria Inter, jeni ju që më keni vendosur në shitje, ndërkohë që unë s’i kisha kërkuar askujt të largohesha sepse te Interi isha i qetë dhe i lumtur. Tani kërkoj qartësi dhe respect, me mua, me tifozët e Interit dhe me agjentin tim. Për tifozët kam vetëm fjalë falenderuese sepse keni treguar vlerësim për mua dhe më keni mbështetur. Nëse do largohem nga Interi do i kem ne zemër, sepse te Interi realizova një ëndërr. Dhe nëse qendroj, do përdor gjithë forcën time dhe përgjegjësinë time, gjithë zemrën për të mirën e ekipit” – shkruan Guarin në ditën e fundit të merkatos.
Ua,po keta si nuk kane turp qe e shesin kete djalin…..
Tjeri don qe te largohet ,kurse KLUBI nuk e le .
Ne e dime qe lojtaret e futbollit jane SKLLEVER MODERN ,por te pakten mos na ktheni ne kohen e SKLLAVERISE PRIMITIVE .
Nuk kam qejf te luaj edhe PIKE !
Ketu BERI GREVE LLAPUSHI dhe GUINPLEMI BALA-BALASHI dhe qante dhe perpiqte kembet ne toke si femije mamaje derisa e mori REALI dhe ja ku iku pavaresisht se thote qe jam i lumtur edhe ti asistoje Ronaldes .
E lini te iki sepse nuk do te luaje edhe sikur te rrije ose do sabotoje ndeshjen si pa u kuptuar ne momentin me te pare OPORTUN qe do ti shfaqet.