Duka ironizon sërish me kosovarët e Zvicrës

2 Shkurt 2014, 15:15Sport TEMA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i është rikthyer edhe një herë çështjes së lojtarëve kosovarë që kanë zgjedhur të luajnë për kombëtaren e Zvicrës. Në një intervistë, dhënë emisionit “Interaktiv” në KTV, kreu i FSHF-së ka thumbuar indirekt Granit Xhakën, teksa ka mbrojtur nga ana tjetër, gati me fanatizëm, vëllanë e këtij të fundit, Taulant Xhakën, i cili ka pranuar të luajë për Shqipërinë dhe mund të bëjë debutimin në miqësoren e 5 marsit.

“Taulanti ka shprehur dëshirën për t’u veshur kuqezi, ne ia kemi dhënë këtë mundësi. I bëmë gati të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe tani pres dhe i ftoj edhe tifozët e Kombëtares që ta mirëpresin këtë lojtar, për të mirën e Kombëtares, pa e paragjykuar, duke u nisur nga zgjedhja që bëri vëllai tjetër, Graniti”, – u shpreh fillimisht Duka. Por, sigurisht, njëshi i federatës nuk ka nguruar që të thumbojë lojtarët e tjerë si Shaqiri, Behrami, Xhaka etj., që kanë zgjedhur të luajnë për Zvicrën.

“Unë nuk e përkrah zgjedhjen e lojtarëve kosovarë të Zvicrës. Nëse e quan veten shqiptar, unë them se duhet të luash për Shqipërinë. Por megjithatë është e drejta jote, e drejta e gjithkujt të mendojë si të dojë. Unë kam mendimin tim. Është apo jo i gabuar, ky është mendimi im. Nuk mund të bëj hipokrizi, sikundër përpiqen shumë që të bëjnë hipokrizi. Unë nuk arrij ta kuptoj nëse ti luan kundër meje dhe thua që je si unë. Nuk them se një si Granit Xhaka nuk është shqiptar, por realisht në fushë, në ndeshjen e Kombëtares, se tjetër gjë është me klubet, kemi kënduar himne të ndryshme”, – vijoi Duka.

29 komente në “Duka ironizon sërish me kosovarët e Zvicrës”

  1. raimondi Vlonjati says:

    Nejse mo, Granit Xhaka na fali ne ndeshjen kunder Zvicres duke mos bere gol kunder nesh , ne disa raste flagrante fare

    Ate qe beri Graniti duke mos na shenuar gol kur porta jone ishte bosh , nuk e ben njeri

    1. Sa e dua shqiperine... says:

      Po boll me atë o Rajmond se nuk e la xhaka atë golin. Thjesht I iku huq. S’kishte fare të bente me lenien e xhakes. Xhaka u hutua dhe e humbi. Se c’fare do ndodhte 0-2 apo 0-3. I njejti rezultat. Edhe aq deshen allvanozet pastaj për të arritur ne konkluzionin se xhaka s’na bëri gol. Se bëri se nuk e kontrolloi dot topin. U hutua.

      1. Pilo Lala says:

        Ky Duka e ka humbur kredibilitetin si Kryetar i FSHF.
        Ky eshte i perlyer koke e kembe, nje matrapaz i trashe me mbeshtetje nga Politika, kryesisht Sali Berisha dhe Nano.

        1. O laluc says:

          o Pilo pilafi dhe fasule aq njohuri ke nga futbolli te keqen vllai. Ku e di ti sesa peshon nje top futbolli qe te besh hesapet e Dukes. o pilo palo laluc i ndyre, me thuj nje njeri qe mund ti bej konkurrence presidentit aktual???
          Po skeni faj ju jeni mesuar qe futbollin duhet me e drejtu ndonje kriminel qe se di cfare eshte suksesi ne sipermarrje ekonomike.

        2. Mirditori says:

          Suksesi me i madh i Dukes eshte projekti qe do finalizoj kete mandat te ri qe do te fitoj. Jane bere shume stadiume me ndricim, do behet stadiumi Elbasanit me kushtet e kerkuara nga UEFA dhe kuptoheet kjo fale ndihmes qe do te jape edhe qeveria e Rilindjes per kete vlen te pershendetet Ed Rama.
          Stadiumi Kombetar do te behet dhe kjo eshte arritja me e madhe e Sportit Shqiptar.

          #DUKAPRESIDENT

      2. Ciku says:

        Duka ka shume te drejte kur shprehet ne ate menyre te gjithe jemi ne nje mendje, edhe pse i urojme suksese futbollisteve por na vjen inat pse nuk kontribuojne per Kombetaren e vetme ate KUQEZI. Duka eshte shume i afte ne perzgjedhjen e stafit dhe detyrimisht do kualifikohemi ne eliminiatoret e radhes kam besim.

      3. KUQ E ZI says:

        FSHF KA NEVOJE PER MANDIN ESHTE NJERI I PAPAM, PUNETOR DHE I PASHOQ
        KETE E KA TREGUAR ME CDO DASHAMIRES FUTBOLLI DHE QE E NDJEK ATE.
        ZOTI PRESIDENT URIME NGA ZEMRA.

      4. Sauku says:

        Pa te drejte flasim gjithmone ne shqiptaret dhe pa fakte, kush prej jush di te mase punen e tjetrit???
        Askush nuk e di jua garantoj duka i ka patur projektet por duhej ardhja e qeverise se rilidnjes qe te zbatohen i pari eshte stadiumi i elbsanit dhe kurorezohet me ate Kombetar. I uroj Armand Dukes suksese ne punen e tij ne vazhdimesi!

      5. Kasemi says:

        kosovaret e zvicres po te ishin burra do te benin nje pune te mire po te kishin zgjedhur kombetaren e shqiperise duka ka mbeshtetjen time per reagimet pasi ashtu eshte e verteta.

      6. Ekonomisti says:

        Pak fat te duhet zoti president edhe e ke te fituar mandatin.

        keta kastravecat qe komentojne sikur e duan zvicren tregojne edhe

        njehere tjeter qe e shesin lekuren perpara te huajit.

        Jemi me ty, te urojme shume suksese ne pune dhe tu realizofshin

        projektet.

    2. ZANI says:

      federata shqiptare ben mire te ndertoje stadiumin e elbasanit dhe ate kombetar, nuk duhet te kemi me emer stadiumi qemali stafa, absolutisht duhet te jemi me komercial te shesim te drejta teelvizive dhe reklama te ndryshme qe te sjellin me teper investime ne futboll, kjo eshte nje e mire qe duhet theksuar pasi dhe presidenti aktual qe i uroj mandatin ne shkurt zotit armand duka e ka theksuar kete pjese dhe eshte ne detaj perpilimi imkesaj strategjie. #fshf

    3. adi says:

      O njerez duam apo sduam keta jane tradhetare e ka mire presidenti duka, po te ishin shqiptar… do kishin ardh me ifryme per me lujt me ket kombtare.

    4. ALBANIA says:

      DUKA PRESIDENT I FUTBOLLIT SHQIPTAR E MERITON

      DUKA PRESIDENT I FUTBOLLIT SHQIPTAR E MERITON

      DUKA PRESIDENT I FUTBOLLIT SHQIPTAR E MERITON

      DUKA PRESIDENT I FUTBOLLIT SHQIPTAR E MERITON

      DUKA PRESIDENT I FUTBOLLIT SHQIPTAR E MERITON

  2. melo says:

    Ti je nje plehre i shitur dhe asgje me teper more hajvan. Ke vite ne krye dhe e ke kthyer futbollin shqiptar nje hale gjigante edhe pse kurre nuk kemi patur kaq shume talente neper bote. Edhe keni dhe goje ju spordhistat te merreni me ata qe ikin, qofte Kosovare e qofte Shqiptare si Pirro Dhima qe deri para se te ikshin shisnin qofte zgare te Zogu i Zi. Ju marrofte Zoti.

  3. Uji i ftohte says:

    Graniti 2 here kishte shanse te njeqindperqindta per te shenuar kunder Shqiperise por nuk i realizoi qellimisht,rrezikoi karieren e tij,pra nuk e vrau nenen.

  4. nuri says:

    Duka eshte bere nje personazh me nje prepotence te neveritshme njesoj si soji i politikaneve tane. Produkt i shoqerise shqiptare te ketyre viteve.
    Shqiptaret e kosoves duhet te vine e te paguajne te pangopurin Duka, te durojne arrogancen dhe injorancen e tij, te humbin kohe ne kete ambient ne te cilin ne qe kemi fatin e keq ta jetojme duam te ikim nje dite e me pare. Po pse more Armando, per ty qe nuk je gje tjeter vecse nje bufon, produkt i pordhacit Fatos Nano

  5. Lovery says:

    S prish pun se i merr zvicra ata
    Se boll mur drog prej shqiptarve zvicra
    Tash ka rast me mor mall tjeter

  6. astrit says:

    Pse jeni te irretuar? Kush wshtw mirw nw shqipwri qw te jetw futbolli? Kush nga drejtueswt tanw janw tw mirw qw tw jetw Duka? A jemi çuar ndonjwherw e ti kwrkojmw llogari kwtyre qw na drejtojnw? Çdo popull ka qeverinw qw meriton.

  7. Murlani says:

    Sa te jete Duka nuk kemi futboll Kerkon Jonuzaj mbreti i futbollit tone kur e kthej futbollin tone ne loje te pabesushme dhe me stadiume germalla ,

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    Duka mos perdori ironine,por te jap llogari per nivelin e futbollit dhe te talenteve brenda Shqiperise.
    Nje femije qe filloj te luaji ne moshen 10 vjecare,kur Duka morri zyrtarisht drejtimin e FSHF,sot nuk eshte ne gjendje te luaj per kombetaren e Shqiperise,megjithese eshte 24 vjec.
    Po nuk eshte nje femije jane te gjithe,qe kane mbetur medioker nen drejtimin e Dukes,ketu ne Shqiperi.
    Me formulen e tij kerkon te rizgjidhet si mbret ne krye te FSHF-s.
    Turp per ne shqiptaret !

  9. petrit says:

    Po qne te gjith e shajn ket njeri , po kush nuk doli qe ta heq.kur sala tha ta heqim ju e quajtet politike tani mdajme nje njeri qe shef interesat e veta turp per futbollin shqiptar.

  10. Atdhetari says:

    Jo jo duka president eshte turp,shqiptare mos e trashni zullumin me teper,mos leni nam !

  11. TOTILA NUMERO UNO ,,NUMBER ONE !!-i vertete DIREKT PRENOST . says:

    N e duhet te jemi krenar qe Kosaovaret e “ZVICRES ” ,luajne per ngjyrat e flamurit te Zvicres sepse ai shtet i beri lojtare dhe i rriti .
    Nuk eshte se ne nuk kemi lojtare ,kemi plot edhe Kosovare ,por nuk eshte faji i lojtareve ,por eshte faji i ujit qe pine ne CEZMEN e SHQIPERISE .
    Pastaj nuk ka rendesi ne se ZVICRA nuk e kalon grupin ne BOTEROR ,sepse edhe Zvicra aq e ka hapin si te breshkes ,por ne ekemi hapin si te Krimbit .

  12. dr.adhamudhi i manastirit says:

    ik ore shkerdhate e felliqur. edi rama s’ka bere asgje nese nuk te zhduk surratin dhe emrin nga fshf. krimb qe ke kalbur mollet shqiptare apo futbollistet e shqiperise se gjore, gjen rastin ti tani si bushter qe s’ja fut askush dhe te thote ato molle atje ne ate kopsht te bukur jane me krimba. cilat molle, ato te zvicres, gjermanise apo anglise si te man. United. jane me krimba plot apo futbolli i shqiperise qe i prin ti si i marre. edi rama ka nje zgjedhje te vetme dhe kete duhet ta bej menjehere, patjeter, patjeter… ty duhet keputur ne mes sikurse shkurtabiqin F. Nano. jo kombetarja, por futbolli shqiptar ka kancer, ai vuan pashprese me kete karcinom te quajtur duka. Kur vuan shume ne futboll nuk eshte njejte sikurse ne mjekesi te te hyjne ne pune mjeket perendimore, por ne futboll duhet te tregosh c’dreqin ka prodhuar futbolli i shqiperise tere keta tre dekada qe do behen e ti qe me demek na je puro shqiptar e puro patriot. dhe na can trapin se jo xhaka, jo behrami apo shaqiri e tash jonuzaj mallkojne shqiperine. urdhero duaje shqiptarine ti vetem nje minute sikurse ata dha familjet e tyre dhe do shohim rezultatet e kopese qe ‘udheheq’ ti. por, jo. ti je i pafytyre, idiot qe mendon se ti jep licencen se kush eshte shqiptar. nese t’i ke kete vule, jo keta futbolliste por dhe une them se s’jam shqiptar. por qe te mos mendojme ne kete menyre edi rama duhet menjehere te te marre celesat se po felliq ndjenjen e bukur qe te jep cdo kombetare, por qe kjo e shqiperise qe drejton ti akoma ta shpif, ta ndot e ckamo tjeter me TA… te pakten te kishe nje rezultat pozitiv vetem njehere dhe jo me te arrish shtetet e rajonit si sllovenine, kroacine, bosnjen, serbine e pse jo malin e zi e maqedonine qe befasojne keq ekipet evropjane. mbylle se jeni gazi botes. fjale, fjale qe vetem qelbin. edi rama nese do rilindje dhe nese do shqiperise t’i ndertoje nje imazh tjeter me me shije, me me kulture, me me delikatese, duhet ta heq kornizen e keqe qe ia demton pelhuren e bukur qe pandeh ai shqiperine, ne kete rast pra korniza e se keqes se futbollit eshte duka and Company. nese do rizgjidhet ky serish ta kuptoni se as rezultate politike qe doni s’do arrini fare. futbolli eshte pasqyra e zhvillimit te nje shteti. nese me dukat akoma do hani geshtenja te mykura, myku do ju zen frymen nje dite.

  13. Karjan piçkanji says:

    Do vij koha kur nenshtetesija e personit do percaktohet jo nga e drejta e tij natyrore, e drejta e lindjes, por nga ajo sesa pare ka ai. Ose sesa pare prodhon ai.
    Kjo gje ka fillu qe tash ne shtetin kurv Zvicer.
    Un njof nji çift shqiptarsh refugjat, te cilet linden femij ne zvicer. I perzun prej zvicre me beben disa muajshe n kurriz. Dhe i than bebja mund te behet shtetase zvicerane pasi the mbush moshen 18 vjeç.
    Nderkaq, mu kujtu kjo histori,sepse disa dit me par dhan nji lajm sesi atij oligarkut rus te naftes,qe u denu nga gjykatat ruse per krime,kta zvicerant i dhan leje qendrimi per ne zvicer, dhe nji intervist e tij ne tv publik zviceran e nxirrte ate te mirprit ne kurven zvicer.nenkupto paret e tij qe ja ka vjedh shtetit rus dhe i ka mbyll ne bankat mafjoze xvicerrane .
    Se bankat zvicerrsne jan kasaforta me mikpritse e pareve te mafjozve dhe diktatorve ,dhe rrjedhimisht zvicra i pajis me pasaporta ata, kurse atyre qe ja jep zoti qysh prej lindjes kte gje, ju ve shkelmin nese s kan pare, apo nuk prodhojn pare si kta kosovsat zviceran.
    Zvicerranet jan qenijet me te ndyra te planetin,te molepsura me vesin e krimit qysh pa le ala,
    Ata bejn “krushqi” me cdo lloj krimineli vec me fitu pare dhe shkelin çdo ligj e rregull mçeftas vec per pare.
    Atje edhe parlamenti esht i varur nga bankat, dhe nxjerr ligjet qe u intereson bankave qoft edhe kur kto ligje jan kriminale, siç esht ligji i kontove sekrete bankare qe ben te mundur qe kushdo kriminel mund te depozitoj paret e krimit ne bank pa problem,ose mund te bej veprime te tjera bankare transferta paresh t pista pa probs.
    Do vij koha qe leku do percaktoj a te lind apo jo njeriu dhe kjo quhet demokraci. Shqip kurvokraci ose si ka then komunisti dritro agolli shkerdhatokraci,
    Dhe kosovarve ju haet muhabeti me zvicerrant sepse jan rrac kurvash te dyja palet.
    Prandaj edhe luajn furboll per flamurin kurv te shtetit bythqi zvicerran
    Dhe Duka mir ju tha atyre, ju luani per nji himn tjeter kombtar, s mundeni me qen shqiptare
    Ka c ka Duka, ktu foli drejt. Jepini Cezarit ate qe merito Cezari!

  14. Murlani says:

    Ne qofte se Rama eshte dakort me Duken dote i reflektohet ne zgjedhjet e para lokale se duka e ka qelbur futbollin tone ne gjitha sa sben me as ta mendosh nje njeri te tille qe e shkaterroj futbollin e stadiumet tona . Ky do te mbahet mend si njeriu i shkatrrimeve dhe i trukimeve masive, Turpi i futbollit ,

  15. gentian says:

    Ke te drejte Zoti Duka, fjalet e tua nuk i luan as Topi!!!
    Kush e ndjen veten Shqiptar duhet te luaj me Shqiperin!

  16. Bubureci i patates says:

    Harroni një gjë, zoti Duka: Futbolli sot është profesion. Dhe futbollisti, si çdo profesionist, do të zgjedhë të punojë atje ku ka kushte më të mira, ku bën emër më shumë dhe ku fiton më shumë…Çdo gjë tjetër, është llogje pazari e patriotizëm fals.

  17. Qytetari says:

    Duka perpara se te thumboje lojtaret Shqipetar te Zvicres, te shikoje se ne ç’fare feje e ka katandisur futbollin Shqipetar. Nese kombetratrja Shqipetare do te kishte rezultate te dukeshme, atehere ne mund te pretendonim qe keta lojtare te debutonin me fanellen tone. Me vendin e parafunfit gjithmon ne grup nuk vjen asnje.
    Ky ka 16 vjete ne krye te FSHF dhe nuk ka bere akoma nje stadium per te qene ku te luaj ekepi kombetar dhe ka fytyre te tallet me futbollistet shqipetar te Zvicres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje