Mesfushori veteran i Mançester Junaited, Rajan Gigs, mendon se blerja më e shtrenjtë e merkatos së janarit, Huan Mata, që kaloi për 45 milion euro nga Çelsi tek Junaited, mund të kthehet në një legjendë në klubin që drejtohet nga Devid Mojes.
“Mendoj se mund të jetë. Ai sigurisht se është një talent i madh.
Nuk dua të shtoj presionin mbi të, por nuk shoh arsye pse jo. Mendoj se ardhja këtu do ta ndihmojë atë edhe sa i takon aktivizimit për Spanjën, nëse ai luan çdo javë për ne.
Spanja ka një ekip të shkëlqyer, ndaj nëse ne kemi një ekip të rregullt spanjoll brenda Mançester Junaited, do të jetë mrekulli, pasi ata janë një ekip shumë i mirë për momentin”, ka thënë Gigs.
Giggs ja dika emrin tamom Mates, kurse, ky gazetari i Tema’s, mgja se ja ka me te futme, lol.
Nuk me ka lene ndonje mbrese ky lojtari,ka qene si i ndrojtur,si i frikesuar,i pasigurt…..
Ky mata ka per te deshtuar ne mancesteri, nuk qe budalla mou qe e perzuri nga celsi, me jonuzajn ne fushe junajted mua me duket me I mire .