Sulmi kuqezi në krizë, “stresohet” De Biazi

5 Shkurt 2014, 14:39Sport TEMA

Për ta fituar një ndeshje duhet patjetër një gol, por sot reparti i sulmit është pika më e dobët e përfaqësueses shqiptare. Largimi i Bogdanit la një gropë të madhe, ndërsa Salihi, Çani, Jonuzaj, Mehmeti dhe Llullaku nuk po kalojnë kohë të mira. Kapllani nuk bën pjesë në planet e De Biazit, ndërsa Vajushi mbetet jashtë skemave edhe për motive “disiplinore”, raporton “Panorama Sport”.

Situata

Transferimet e Salihit në Izrael dhe ajo e Çanit te Bari nuk e kanë ngazëllyer De Biazin. Kjo, për faktin e thjeshtë se Salihi do të luajë në një skuadër tejet modeste dhe se nuk është më ai i disa viteve më parë. Edgar Çani gjithashtu mund të rrezikojë të mbetet jashtë formacionit për aq kohë sa nuk arriti të siguronte një vend titullari as te skuadra e Karpit në Serinë B. Shtatlarti shqiptar u transferua në formë huazimi te Bari, por nëse nuk arrin të aktivizohet më tepër, do të ketë probleme.

Alternativat

Agon Mehmetit iu deshën gjashtë muaj për të gjetur golin te portugezët e Olhanenses. Ahmed Jonuzi nuk ka pasur vijueshmëri te Vorskla Poltava dhe, megjithëse është shumë i fortë, pak herë i është dhënë mundësia nga De Biazi. Edmond Kapllani ka qenë më konstanti gjatë vitit të fundit, por nuk e bind De Biazin. Armando Vajushi ndërkaq ka qenë më rezultativi, por ia ka prishur humorin trajnerit kuqezi. Vajushi ka pasur një përplasje të heshtur me teknikun disa muaj më parë dhe prej asaj kohe ose do t’i duhet të zbusë marrëdhëniet me italianin, ose do të vazhdojë ta shohë me dylbi formacionin. Hipoteza më e mundshme është që edicionin e ardhshëm të projektohet Rama si sulmues i mirëfilltë, i mbështetur nga mesfushorë krijues si Meha, Basha, Kaçe, Gashi dhe Roshi.

6 komente në “Sulmi kuqezi në krizë, “stresohet” De Biazi”

  1. Murlani says:

    Sulmi dhe ne pergjithsi fubolli jone jane ne krize sa te kene drejtusat aktual .

  2. Vrases Pa Pagese says:

    FTO BERISHEN ATE QE LUAN NE AUSTRALI ME BRESBAIN…….

  3. nardone says:

    z.De Biazi ne e dime shume mire qe nuk kemi jo vetem sulmues por edhe lojtare te mirefillte,por ketu qendron puna juaj si tranjier per te krijuar nje ekip kompakt i mbeshtetur ne nje loje kolektive.

  4. Musa says:

    Besart Berisha eshte ne forme dhe luan 100%. nuk ftohet ky lojtar per te luajtur per kombetaren shqiptare, thua se ka me te mire!

  5. ARBEN says:

    Armando Sadiku eshte sulmuesi me dinjitoz per kombetaren tone. Lojtar goli,njeh zonen dhe ka goditje potente.Luan presingun dhe mbi te ghjtha jep zemren ne fushe.

  6. FABIO CAPELLO says:

    BESART BERISHA-ARMANDO SADIKU DYSHE EKSPLOZIVE…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje