Mbyllet çështja “Berisha”, por ka xhelozi për… derbin

6 Shkurt 2014, 14:35Sport TEMA
Mbyllet çështja “Berisha”, por ka xhelozi

Berisha-Cana

Çështja e Etrit Berishës mund të quhet e mbyllur zyrtarisht për Kievon, ndaj edhe ka pak gjasa që të ketë ndonjë masë ndëshkimore nga FIFA. Këtë e ka bërë publike dje drejtori sportiv i klubit veronez, Xhovani Sartori, i cili ka thënë: “Ne nuk jemi të interesuar më për Berishën. Kjo çështje i përket të kaluarës. Ai tashmë luan me Lacion dhe ne nuk mund të kthehemi mbrapa”. Mediat italiane vazhdimisht kanë raportuar gjatë ditëve të fundit se FIFA mund të pezullojë portierin e Lacios për tre muaj, për shkak se gjatë verës fillimisht nënshkroi një kontratë me Kievon dhe më pas u transferua te Lacios, raporton “Panorama Sport”.

Etrit Berisha pritet të luajë si titullar në fundjavë në derbin e zjarrtë kundër Romës. Mediat lokale pranë Lacios kanë bërë të ditur dje lajmin, duke konfirmuar se Marketi do të qëndrojë sërish në stol. Kaq ka mjaftuar që të vërshojnë një lumë kritikash në adresë të stafit lacial dhe të presidentit, me pretendimin se gjoja në këtë mënyrë po dëmtohet një nga portierët më të mirë të Italisë, për t’ia lënë vendin Berishës. Gjithsesi, “gardiani” i Kombëtares ka treguar qartazi në fushën e lojës se ka shumë potencial dhe se mund të jetë një titullar i denjë për një skuadër të rëndësishme si Lacio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje