Problemet në repartin e sulmit e kanë detyruar trajnerin e përfaqësueses që të shohë alternativa të tjera. Ai ka hedhur vështrimin te sulmuesi i Shpresave, Vasil Shkurtaj, i cili luan në kampionatin holandez me ekipin e Roda Kerkades. Gjatë tri ndeshjeve të fundit ai ka luajtur si titullar dhe po shihet si një mundësi e mirë për ekipin e parë, duke qenë se Salihi sapo arriti të sigurojë një skuadër, ndërsa Çani ka luajtur shumë pak gjatë dy viteve të fundit.
Shkurtaj është i vetmi futbollist i përfaqësueses shqiptare që luan në kampionatin holandez. Ai është aktivizuar gjithsej 6 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar një gol. 21-vjeçari ka treguar se është përmirësuar ndjeshëm dhe se mund të marrë përgjegjësi mbi vete, ashtu sikundër bëri dy vite më parë edhe Armando Sadiku. Mësohet se trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani de Biazi, do të shkojë ta shohë personalisht nga afër në ndeshjen që Shpresat që do të luajnë në fillim të marsit në Austri. Trajneri italian është konsultuar vazhdimisht gjatë këtyre kohëve edhe me trajnerin e Kombëtares U-21, Skënder Gega.
Atdhe Nuhiu sakaq pëlqehet shumë nga stafi i Kombëtares dhe kanë nisur procedurat për pasaportë shqiptare, por duhet të heqë dorë nga pasaporta austriake. Ish-sulmuesi i Shpresave të Austrisë ka shprehur interesimin që të luajë me Shqipërinë, por, megjithëse u kërkua një rrugë e ndërmjetme që ai të mos heqë dorë nga pasaporta austriake (i nevojitet për motive familjare), duket e pamundur që të luajë me Shqipërinë nëse nuk e bën këtë. Për momentin sulmuesi 24-vjeçar i Shefilld Uednsdeit në Angli është i pavendosur. Ndërkaq, mësohet se trajneri De Biazi ka kërkuar që të ndiqet me kujdes dhe të shihet çdo mundësi për afrimin e lojtarit, pasi ai mund të jetë një alternativë e mirë. Kosovari ka luajtur 21 ndeshje te Shefilldi këtë sezon dhe ka realizuar 3 gola.
Oferte per shqiperine
http://dielli.al/lajme.php?id=38405&k=71
BESART BERISHA
Bakllava me miell misri,nuk behet,o Biazi !
Më pëlqen që thonë se kanë shpresë që Nuhiu të heqë dorë nga passaporta austriake (?!) Tallen me neve…???