Sulmuesi i Romës, Zhervinjo, ka thënë me shaka se ai do ta mposhtte atletin rekordmen Usain Bolt, nëse ata konkurrojnë në garën 100 dhe 200 metra me top në këmbë.
Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë shënoi dy herë në fitoren 3-2 të Romës ndaj Napolit, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës dhe duket i emocionuar pas kontributit të tij, raporton Telegraf.
“Do ta mposhtja Bolt me top në këmbë. Pa top, ai do të ishte më i shpejtë.
Ne filluam shumë mirë, por pësuam nga Napoli pas pushimit. Goli i hershëm i Napolit në pjesën e dytë na lëndoi neve, por ne kishim dëshirën dhe kurajën të rikthehemi.
Ishte ndjenjë e mirë të shënoj golin e fitores dhe të festoj me bashkëlojtarët dhe tifozët.
Ishte shumë e rëndësishme të fitojmë këtë ndeshje të parë. Ne tani jemi një hap më afër finales, por Napoli nuk duhet të nënvlerësohet”, ka thënë Zhervinjo për Rai Sport.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme, 12 shkurt, në stadiumin San Paolo.
Bravo,ky djali i zi!