"Lionel Mesi e ka humbur pasionin për futbollin"

7 Shkurt 2014, 14:40Sport TEMA

Ish- trajneri i Barcelonës, Angel Kapa, ka një teori të vetën persa i përket momenteve jo shumë pozitive që po kalon Lionel Mesi, i cili nuk po arrin të gjejë shkëlqimin në fushën e lojës. 67-vjeçari argjentinas që e ka drejtuar skuadrën katalanase në vitet ‘80, shpjegon se ndeshja ndaj Valencias është pasqyrë e vërtetë e faktit se numri 10 e ka humbur pasionin për këtë lojë, raporton “Sport News”.

“Për të luajtur futboll duhet të kësh shumë pasion, ashtu siç Mesi e ka patur, madje të tillë pasion kanë pasur edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj si Maradona. Ky është edhe burimi nga vjen edhe dashuria për këtë lojë.  Kundër Valencias u duk qartë se si një loj`tar mund të luajë në fushën e lojës pa asnjë grimcë pasioni. Nëse shikoni Mesin e 4 apo 5 viteve më parë, ai duket një lojtar totalisht ndryshe. Nuk e di arsyen pse po ndodh një gjë e tillë, por duket qartë se ai është në fund të një cikli”, tha Kapa.

Kapa shton gjithashtu se shkaqet që e transformuan atë në një yll të futbollit botëror, janë po aq përgjegjës për situatën që ai po kalon aktualisht:

“Ai është një talent i padiskutueshëm sepse në çdo moment mund të të mahnisë me një magji, por si çdo gjë edhe në futboll, nëse je prej 15 vjetësh i martuar më këtë sport, fillon të mërzitesh”.

Në fund, ish- trajneri jep një sinjal alarmi, duke theksuar se kjo situatë mund të shkaktojë probleme të mëdha edhe në klub:

“Unë po flas për Mesin, por po shikoj që edhe Barcelona e ka humbur pasionin. Më përpara nuk mund të humbisje asnjë minutë nga loja e tyre sepse mund të ndodhte gjithçka. Tani Barcelona vazhdon ta mbajë topin, por nuk ka më të njëjtin entuziazëm si në vitet e para”.

8 komente në ““Lionel Mesi e ka humbur pasionin për futbollin””

  1. Argita_B says:

    Nuk ka futbollist ne bote qe te luaj ne te njetin nivel si ka luajtur Messi per vite me radhe, ndofta Ronaldo apo Ibraimoviç!
    eshte mese humane qe te ket momente qe niveli, motivimi apo pasioni bien.
    Messi nuk eshte robot, eshte njeri dhe si i tille ka momente qe nuk arin te jete i motivuar per te luajtur ne nivelin maksimum qe mund te japi.
    Arstyet mund te jene te shumta, po nuk eshte as i pari e as i fundit ne kete rast. Jane mediat ato qe e bejne si jashtetoksor, po eshte thjesht njeri.

    1. vezhguesi says:

      Bravo Argita ke dhene nje koment te perpikte.Futbolli eshte njesoj si gatimi.Jo gjithmone gatuajme apo hame gjera te shishme.Pastaj fillimi eshte i bukur dhe kur llogaria ne banke fryhet mendon edhe per shendetin.Pse duhet ti thyhesh gjunjte kur ke mundesi qe mos ti demtosh ato .Njesoj sikur te kapesh prushin me dore kur ke mashen.

  2. wickedgame says:

    Mesi ndoshta eshte ne nivelin mesatar te tijin por ndoshta ndikon,forma jo e mire e dyshes magjike Xavi Hernandes se mosha ben te veten,mos ndoshta jane shtuar dhe kontrollet anti doping.Barcelona ben mire ta shesi,sa nuk eshte vone.

  3. Futbollisti11 says:

    nuk e ka fajin mesi. pas periudhes se madhe barcelona ka bere shume gabime. trajner te keq, mbrojtje te dobet, funksionar de paafte, xavi dhe iniesta te vjeter, blerja pa kujtim e nje lojtari mesatar si neymar etc etc. edhe mesi nuk munde te fitoj vetem. bajerni si ekip, momentan eshte kilometra para barcelones.

  4. unknown says:

    E rrespektoj mendimin e te gjitheve, vetem se duhet te keni parasysh qe Messi, po ben maksimumin e mundshem qe te ruhet per Boterorin, qe eshte e vetmja gje qe s’ka fituar. Nqs nuk fiton Boteror, eshte nje peng dhe minus shume I madh per te. Messi po ruhet shume dhe luan I terhequr duke evitu kontaktet apo perplasjet ne zone, sepse ka shume mundesi qe edhe nje demtim tjeter ate mund ta largonte perfundimisht nga futbolli, dhe s’eshte cudi qe stafi mjekesor ja ka prere bileten per kete pune. Prandaj ai thjesht do te ruhet per te dhene ndoshta maksimumin ne Boteror, dhe ndoshta nuk duhet te cuditemi aspak nqs karriera e tij mund te mbyllet aq shpejt, sa do t’i habisi te gjithe. Shkurt nuk ka asnje interes tjeter vetem te arrije Boterorin ne forme te mire, dhe te beje maksimumin qe ta fitoje, qe per mendimin tim eshte shume e veshtire.

  5. Best says:

    Pse andej nga Ronaldo ca behet?
    Mos jane shtuar edhe andej kontrollet mo?
    a dini gje apo jo
    hahahaha
    o komentues te deshtuar, perjashto ate te Argita
    Renia vjen per shume arsye
    Njera eshte kontrata, eshte i pesti me i paguar, ia kalojne Ibra, Ronaldo dhe kompani
    E dyta, vjen nga nje demtim dhe eshte normale qe rekuperimi vjen avash
    Ka luajtu 8 ndeshje, ka bere 5 gola, mesatarja 0,65 gola per ndeshje
    Ka dhene 8 asiste

    E treta eshte edhe renia totale e ekipit, i duhet te kthehet pas per te marre topin ne mesfushe, skeme e re, as messi se ben dot iniesten e xavin as keta messin secili pozicion te tijin

    Messi eshte fals 9, ndaj keto ndeshje nuk e ka bere ka pasur tjeter detyre

    Nje tjeter arsye, jemi ne janar-shkurt dhe historikisht Barcelona vit per vit ne kete periudhe regjistron te pakten 2 humbje dhe dy barazime

    Andej nga Ronaldo ca behet???
    a dini gje sa ka pa shenuar?
    ekeni pare cben reali, dy here me shpulle kundershtarit dhe thone seshte iku. Madje bejne si Berisha, kapen me procedura, gjyqtari nuk e ka shenuar sakte ne leter, i ka bere me laps si Ina Rama
    hajt tung

  6. unknown says:

    Aha, tamam koment alla-shqiptarshe. Ketu flitet per Messin, permendet Ronaldo dhe Berisha. Komente qe vijne nga kompleksiteti. Shyqyr te pakten qe nuk u permend Enver Hoxha dhe Aranit Cela. Hajde gallat hajde.

  7. BESJANA BESI says:

    PO CA PO THONI MESSI ESHTE NJE YLL DHE PER KETE S KA ASNJE DYSHIM NE NJE NDESHJE NJE LOJTAR MUND TE JETE NE FOREM OSE JO.DHE PER SA I PERKET HUMBJEVE BARCA KETA MUAR I KA TERS .MESSIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII ESHTE NJE YLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLL.MEGJITHATE LEME KATALANASIT DHE PERMENDIM PAK MADRILENASIT KU JANE SE KANE HUMBUR TE THEMI TE DREJTEN NA KA ZENE FRIKA SE S DO TI GJEJME DOTE KU ESHTE C.RONALDO KU? NESE E GJENI ME KTHENI PERGJIGJE? HAHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAH\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje