Edgar Çani: Jam te Bari për të shlyer borxhin e mikpritjes në 91-shin

7 Shkurt 2014, 14:41Sport TEMA

Duket se më në fund sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit, Edgar Çani ka gjetur veten. Transferimi në ekipin e Barit, në Serinë B të kampionatit italian të futbollit është pritur mirë nga sulmuesi, i cili në një intervistë të gjatë për mediat lokale shprehet se refuzoi kampionatin portugez dhe pikërisht ekipin e Olhaneses vetëm për këtë qytet, që sipas tij ka ndihmuar shumë shqiptarë në vitet 90. “Ka ardhur momenti që të shënoj një gol për të shpërblyer mikpritjen e Barit për mua dhe për të gjithë shqiptarët që mbërritën në Itali në vitin 91” shprehet ai. Sulmuesi mbërriti në Itali së bashku me nënën e tij vetëm pak muaj pasi kishte lindur në Tiranë.

Çani vazhdon më tej intervistën duke deklaruar “Ndoshta ky është një rast për t’u shlyer të gjithë njerëzve atë kanë bërë për familjen time. Unë shpresoj që të mbetem sa më gjatë në qytetin e Barit, pasi për mua do të jetë gjithmonë ndryshe nga të tjerët’ thotë shqiptari. Refuzimin e kampionatit portugez të futbollit, Çani e argumenton në këtë mënyrë “nuk është e habitshme që nuk pranova, pasi mendoj se për një lojtar maksimumi është nëse luan në kampionatin italian.

Bari luan një futboll mjaft të mirë dhe kjo do të më ndihmojmë mua akoma më shumë në sulm. Në Bari ashtu sikur e thashë edhe më lart ndihem si në shtëpinë time, shpresoj që të bëj një debutim sa më të mirë” përfundon ai. Çani në karrierën e tij ka luajtur në shumë ekipe italiane dhe në Poloni, por që deri tani paraqitjen më të mirë e ka shënuar te ekipi i Modenës, pasi në vazhdim karriera e shqiptarit ka lënë për të dëshiruar. Futbollisti i ekipit kombëtar të futbollit vlerësohet maksimalisht edhe nga trajneri italian De Biasi,por që nuk ka arritur që të justifikojë besimin që i ka dhënë tekniku kuqezi dhe ekipet në të cilat ka lujatur.

4 komente në “Edgar Çani: Jam te Bari për të shlyer borxhin e mikpritjes në 91-shin”

  1. Qorri says:

    Ja futur me top!

    1. KULUFI says:

      Edgar.
      Me fizikun qe ke,ti duhet te jesh nje nga sulmuesit me te kerkuar ne tregun Evropian.

      Ofertat i ke pasur vazhdumisht,por ti ke nje problem me vehten tende. Futbolli i luajtur nuk mbaron ne momentin qe ti firmos nje kontrate me nje ekip futbolli.
      Perkundrazi. Ne cdo kontrate qe ti lidh me nje klub,atehere duhet te mendosh qe sapo ke nisur karieren dhe te japesh maksimumin tend.
      Ne fakt ti deri tani ke bere te kunderten e kesaj.Ke menduar se je njeshi pas cdo kontarte qe ke bere dhe kjo ka bere qe ti te dalesh bllof kudo.
      Ky eshte shanci i fundit qe te ka krijur De Biazi te Bari dhe te Kombetarja.

      VLERESOJE !

  2. Aleksander says:

    Hallall Edgar !-Mirenjohja shpreh fisnikeri,dhe une personalisht bashkohem me ty per t’i rishprehur nje mirenjohje te thelle popullit te Puglia-s ,veçanerisht popullit fantastik te Brindisi-t per perkushtimin nate-dite ne ato dite te marsit 91, qe sa here i kujtoj me rrenqethet mishi e keshtu si ti ndihem ne borxh.Do te kisha dashur shume ,qe te ngrija nje monument mirenjohjeje aty ne dalje te portit te Brindisi-t.Ndoshta dikush qe i ka mundesite dhe akoma te gjalle ndjenjen e mirenjohjes duhet ta mendoje kete ide !

  3. demokrat says:

    Canit i duhet pak qetesi dhe shume besim, le ti shohe golat qe ka bere me Kombetaren dhe do te kuptoje qe eshte sulmuesi per te cilin Shqiperia ka nevoje, vetem besim asgje me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje