Mesi: Jam i kënaqur me formën time

8 Shkurt 2014, 15:18Sport TEMA

Ylli i Barcelonës dhe futbollisti më i mirë në glob, Lionel Mesi, ka thënë se ai është i kënaqur me formën aktuale të tij, pa marrë parasysh se nuk po shënon gola.

Mesi nuk ka shënuar në La Liga nga shtatori deri para ndeshjes ndaj Valencias dhe tashmë zërat përreth klubit katalanas thonë se argjentinasi ka humbur pasionin e tij për futboll.

“Jam shumë mirë, plot me energji dhe me shumë shpresë. Una isha në gjendje të luaj pas një kohe të gjatë.

Jam i kënaqur me formën time aktuale dhe dalë ngadalë, por sigurtë, do të vij aty, në majen e formës time në kohën e duhur gjatë këtij sezoni”, u shpreh Mesi për BBC.

5 komente në “Mesi: Jam i kënaqur me formën time”

  1. santiago says:

    kenaqu me ate qe po ben se nuk ke per te arritur me atje ku ke qene

  2. wickedgame says:

    Na ishte nje here,koha jote mbaroi hajde tjetri.

  3. argenti says:

    na ishte eshte dhe do te jete,dhe nuk do dal tjeter si MESSI…eshte dhe do jete me i miri nga te gjithe dhe per te gjitha koherat.Ai eshte MBRETI..

  4. wickedgame says:

    Mbreti duhet te fitoj nje boteror si fillim,pastaj ta provoje veten ne nje ekip tjeter larg Xavit dhe Iniestas.Mesi ka 1 vit qe po i fut gjum nuk e di si e ka hallin,te kete ndikuar demtimi le te shpresojme qe te jete kjo arsyeja.Po afron sfida me Sitin kujdes,se per kampionat harroje kete vit.

    1. Argita_B says:

      Messi eshte nga talentet me te medha qe ka pare ndonjehere historia e njerzimit. Ka vite qe luan ne nje nivel te papare dhe jane te rrale futbollistet qe te mos njohin renie niveli ne nje periudhe 4-5 vjeçare, ose mund te themi e pamundur.
      Qe nga ndeshja ne ligen e kampioneve kundra PSG vitin qe kaloi Messi ka qene i detyruar te luaje i demtuar pasi ka pature presion nga klubi, sponsorat, mediat…
      Nese Messi sot nuk eshte ne formen qe jemi mesuar ta shohim keto vite kjo mund te vije nga shume faktore, demitmi i gjate qe kishte, problemet qe ka patur Barcelona me nderrimin e trajnerit, me problemet e shendetit te trajnerit, me rinderrim trajneri ne fillim te vitit, me fundin e nje cikli te Barcelona, demtimin qe pesoi dhe periudhen relativisht te gjate te demtimit, friken qe ka se mos demtohet perpara boterorit, problemet psikollogjike qe pesoi nga proçesi per evazion fiskal…
      Dhe pse duke kaluar nga keto probleme te ndryshme nuk duhet harruar se vitin qe kaloi shenoi 50 gola dhe u rendit i dyti per topin e arte.
      Pra nuk eshte ne formen me te shkelqyer te tij po perseri renditet te 5 lojtaret me te mire te botes aktualisht.
      Eshte vetem 26 vjeç dhe talenti qe kishte nuk mund ti humbi.
      Futbolli eshte sport kolektiv dhe ashtu si e ka thene dhe vete Messi, pa nje ekip ne top forme sado i jashtezkonshem qe mund te jete, nuk mund te bej i vetem çdo gje.
      Ajo qe eshte e sigurte, Messi do ta kete thuajse te pamundur qe te kete ne krah te tij nje lojtare si Xavi, i cili per mendimin tim se bashku me Iniesen jane nga mesfushoret me fantastik qe ka njohur Barcelona apo dhe futbolli modern.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje