Hitzfeld: Guardiola e do Shaqirin

8 Shkurt 2014, 15:13Sport TEMA

Trajneri i kombëtares së Zvicrës tregon pse mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, përshtatet shumë mirë në planin taktik të trajnerit të Bajernit, Pep Guardiola.

Ottmar Hitzfeld ka deklaruar se mesfushori i kësaj kombëtareje nga Kosova, Xherdan Shaqiri është ndër lojtarët që më së miri janë përshtatur në planin taktik të trajnerit spanjoll të Bajern Mynihut, Pep Guardiola, raporton Telegraf.

Ish-trajneri i Bajernit dallon se Shaqiri tashmë është integruar në ekipin e parë të bavarezëve. “Në vazhdim të kampionatit, ai është gjithmonë titullar i Pep Guardiola”, tha Hitzfeld për Eurosport.

“Guardiola zhvilloi një ekip në mënyrë të vazhdueshme me pasime të shkurta në aspektin ofensiv dhe mundësi të presionit në atë defansiv. Plus ai ka një ekip të ndëtuar në shpejtësi, ku bien në sy lojtarët sikurse Shaqiri. Kjo mund t’i besohet lojtarëve që e ndjejnë këtë mënyrë loje dhe Shaqirin e ndihmon edhe fuqia”, tha Hitzfeld.

1 komente në “Hitzfeld: Guardiola e do Shaqirin”

  1. raimond vlonjati says:

    Guardiola me termend e pelqn Shaqirin. dhe duket qe kerkon ta fusi sa me shume ne loje , por ka pengesa nga emti qe kane ata lojtaret e tjere
    Shaqja eshte mire te shkoje ne ekip tjeter
    se eshte lpjtar shum i mire dhe atu te Bajern ka njefate racizmi nga lojtaret vete
    qe dhe Guardiola nuk ka cti beje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje