Sadiku nuk largohet nga Suedia

8 Shkurt 2014, 15:16Sport TEMA

Mbrojtësi kosovar Loret Sadiku do të vazhdojë të luajë për Helsingborgun në Suedi të paktën deri në verë. Këtë e ka bërë të ditur të menaxheri i tij, Hasan Cetinkaya për sajtin suedez “Fotboll Direkt”.

“Ka patur oferta konkrete në verën e kaluar dhe tani në dimër. Verën e kaluar ishte oferta e Rizesporit që u refuzuar nga Helsingborgu, ndërsa në janar kanë treguar interesim ekipe nga Italia, Turqia, Belgjika dhe Holanda. Por ne kemi marrë vendim së bashku me Helsingborgun që është më së miri që ai të rrijë këtu edhe një kohë dhe të vazhdoi të zhvillohet. Ai është zhvilluar shumë këtu dhe kjo është arsyeja pse vazhdon të luajë te kjo skuadër”, ka thënë Cetinkaya, raporton Koha.

Sadiku, 22-vjeçar, ka luajtur më herët për U-21 të Suedisë, ndërsa tani është pjesë e kombëtares së Shqipërisë.

“Është plus i madh për të që tani është pjesë e përfaqësueses A. Interesimi për Loretin është shumë i madh dhe kur të vijë koha dhe të gjithë të pajtohen, ai do të largohet”, tha menaxheri i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje